LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Prizreni do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

Lluka: Prizreni do të jetë pjesë e projekteve zhvillimore

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai ka siguruar kreun e komunës, se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.

Lluka dhe Haskuka kanë diskutuar për projektet që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet për qytetarët si ai për trajtimin e mbeturinave, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes, trajtimin e ujrave të zeza, ngrohtoren e qytetit, parkun e Biznesit dhe parkun për Inovacion dhe Trajnime.

“Ne po punojmë intenzivisht që të mbulojmë me ngrohtore qendrore qytetin e Prizrenit. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në komunën tuaj, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët e Prizrenit. Kemi në fokus përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat e komnuës suaj si dhe realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza”, njoftoi ministri Lluka.


Ministri Lluka i ka ofruar mbështetje për projektet strategjike të komunës, siç është ai për zonën ekonomike të Prizrenit.

Haskuka, kërkoi mbështetje nga ministri Lluka për realizimin e projektit të Parkut të Biznesit. “Për komunën tonë është jetike funksionalizimi i projekt për krijimin e Parkut të Biznesit, i cili ende nuk është finalizuar si shkak i procedurave administrative”, tha Haskuka.

Me këtë rast, kreu i MZHE-së tha se do të angazhohet personalisht në përshpejtimin e procedurave administrative që ky park të jetësohet sa më parë.

Gjithashtu, Lluka foli edhe për qendrën e Inovacionit duke ofruar përkrahje në realizimin e këtij projekti, ku do të kenë qasje të rinjtë për të zhvilluar shkathtësitë inovative.
“Kjo qendër ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve njerëzore duke trajnuar dhe promovuar punën e të rinjëve brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe krijimin e hapësirës për zhvilluar shkathtësitë inovative, duke krijuar vende pune për të rinjtë” tha Lluka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka falënderoi Ministrin Lluka për mbështetje në realizimin e projekteve që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Kalo në kategori