Muajt e fundit ndërprerjet e energjisë janë ashpërsuar duke lënë kështu pa rrymë disa zona në Kosovë, përfshirë edhe një pjesë të kryeqytetit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, tha se ndërprerja e energjisë sidomos për komunën e Drenasit, Fushë Kosovën dhe një pjesë të Prishtinës është bërë për shkak të mbingarkesës.
“Ne e kemi organizuar një takim, i kemi taku gjithë akterët kryesor dhe situata është raportuar të jetë stabile me përjashtim të 2-3 zonave siç është Fushë Kosova, Drenasi dhe një pjesë e Prishtinës, për arsye se tash do të investohet që të përmirësohet edhe kjo, po për këtë dimër vetëm janë bërë disa investime fillestare në mënyrë që ta shpërndajnë mbingarkesën, por nuk është stabile dhe mund të ketë ndërprerje nëse ka mbingarkesë të madhe në këto pjesë, përndryshe për momentin është stabile”, ka thënë Lluka për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se për momentin situata është stabile dhe nuk ka ankesa, derisa shtoi se është angazhuar bashkë me KEDS-in dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, për të monitoruar ndërprerjet.
Kreu i MZhE-së thotë se edhe këtë dimër furnizimi i qytetarëve me rrymë do të jetë jostabil.
“Situata është më mirë është më stabile, nuk kemi ndërprerje, nuk kemi ankesa. Unë jam mundu që me qenë më transparent më i hapur me qytetarët e Kosovës përmes medieve sociale kanë kërkuar që secili të më shfrytëzoj mua për të ngrit vetëdijen tek KEDS edhe tek zyra e rregullatorit të energjisë për ndërprerje të energjisë elektrike që po ndodhin në vendet e ndryshme dhe ky mekanizëm ka funksionuar mjaft mirë sepse me të vërtetë ka pas ankesa të shumta, edhe të gjithë e kanë shpreh në media sociale tek unë dhe aty e kemi angazhuar drejtpërdrejt edhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për t’i shikuar dhe monitoruar ato ndërprerje”.
Madje nëse vërtetohet se KEDS-i ka ndërprerë rrymën pa ndonjë arsyetim, mund të gjobitet deri në 45 mijë euro.
“Arsyeja pse e kom bë këtë është se ndërprerjet mund të ndodhin për disa arsye, mund të ndodhin ndërprerje për shkak të mbingarkesës, ndërprerje për shkak të ndonjë prishje dhe mund të ketë ndërprerje kur i rrezikohet siguria e rrjetit të energjisë. Këto të tria janë të arsyetueshme dhe nuk penalizohet KEDS-i për këto ndërprerje mirëpo nëse bënë ndërprerje për shkak të reduktimeve që KEDS vetë ka dëshiruar me bë”.
“… rastet e tilla kur verifikohet një gjë e tillë atëherë KEDS-i penalizohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë me një gjobë më duket është diku deri në 45 mijë euro për rast dhe këtë për ta ngritur vetëdijen kemi dashtë ta mobilizojmë të gjithë së bashku, pra qytetarët, zyra e rregullatorit, unë edhe KEDS-i që ta shikojmë se si është”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës