Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ka mbajtur sot tryezë me temën” Çështja e personave të zhdukur – sfidat rreth identifikimit, situata aktuale në morgun e Prishtinës dhe planet për të ardhmen”.
Drejtori i kësaj qendre, Bajram Qerkinaj tha se është shqetësues fati i personave të gjetur, që vazhdojnë të qëndrojnë në morg. Mes tjerash tha se kjo temë është shumë e ndjeshme, dhe e lënë pas dore nga institucionet tash e sa kohë.
“Në e dimë se keq identifikimi apo varrimi klasik nëpër komuna është numër i madh. Ka trupa të cilët dihen se kush janë dhe nuk ju kthehen familjarëve…”, tha Qerkinaj.
Ndërsa, Jahja Lluka, nga Komisioni qeveritar për personat e pagjetur, tha se tema e personave të zhdukur është me shumë probleme.
Ai u shpreh se Qeveria nuk mundet e vetme ta zgjidh këtë problem.
“EUELX-i nuk ka kryer punë sa duhet, kur të vjen koha me fol për morgun do të flasim edhe për atë. Ne jemi shtet dhe duhet t’i marrim kompetencat. Kam kërkuar nga Arsimi që të kemi plan të saktë se kur do të filloj rivarrimi që ndodhen në morg që nuk kanë të bëjnë me luftën dhe të zhdukurit. Është siguruar një pjesë e varrezave në Dragodan, që ata që nuk kanë të bëjnë me këtë fakt të mos rrinë në morg. Unë besoj që njerëzit tanë në institutin e mjekësisë ligjore, ose do ta kryejnë punën ose do të shkojnë në shtëpi. Çështja e personave të pagjetur do të jetë temë e delegacionit. E ka thënë edhe Fatmir Limaj. Ne do të punojmë për ju. Për qeverinë e Kosovë prioritet janë personat e pagjetur”, tha Lluka.
Ai mes tjerash tha se deri në fund të marsit do të dorëzohet në Komisionin parlamentar projektligji për të pagjeturit.
Lluka duke iu drejtuar një zyrtareje të EULEX-it, ka akuzuar këta të fundit, duke thënë se ata kanë mbajtur shumë raste të mbyllura për shkak të përfitimeve politike.
Nga Instituti i mjekësisë ligjore, Valon Hyseni tha se në fundin e vitit të kaluar është bërë një grup punues që i merr kompetencat e EULEX-it për të punuar në morg.
“Ne kemi filluar punën në morg, aty çdo ditë punohet”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?