Ndërmarrësit nga Diaspora po ballafaqohen me mungesë të burimeve njerëzore të kualifikuara dhe mungesë të promovimit të marrëdhënieve diasporë dhe vende amë nga ana e institucioneve.
Kështu u tha në tryezën me temën “Mobilizimi i Diasporës për Zhvillim: Teknologjia dhe Ndërmarrësia”, e cila po mbahet në kuadër të konferencës ‘Diaspora Flet”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se me qëllim të shtrirjes sa më efikase dhe kualitative të internetit është edhe projekti 30-milionësh me Bankën Botërore për instalimin e fibrave optike.
Sipas tij, përmes këtij projekti i cili pritet të përfundoj për 2 vite, 95 për qind e territorit të Kosovës do të jetë i mbuluar me fibra optik.
“Ideja është se jemi të fokusuar sa i përket teknologjisë apo ICT-së është përmirësimi i infrastrukturës, tash kemi filluar edhe një projekt me Bankën Botërore, në fakt fillon në shtator, është në proces të aprovimit ku më 21 qershor përfundon si aprovim nga Banka Botërore rreth 30 milionë euro, ku jemi duke përmirësuar infrastrukturën dhe jemi duke shtrirë kabell optik në të gjithë vendin, pra qëllimi është që Kosova momentalisht ka 65 për qind të territorit të mbuluar me fibër optik, kurse me përfundimin e këtij projekti brenda dy viteve do kemi diku rreth 95 për qind të territorit me fibër optik. Ky projekt ka për qëllim shtrirjen në vende ku nuk ka sens ekonomik që operatorët privat ta bëjnë“, u shpreh Lluka.
Ai tutje shtoi se përmes këtij projekti, Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të bëhet me fibra optike.
Lluka shtoi se me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për teknologji janë duke biseduar edhe për krijimin e një “Tech Park-ut”.
“Besoj që e ardhmja e vendit është fusha e teknologjisë informative sepse ndërlidhet me të gjithë sektorët tjerë që mund të kontribuoj me secilin sektor, përveç si sektor në vetvete. Besoj që edhe ardhmëria e vendit është pikërisht në këtë sektor. Për më tepër secili shtet që ndërton shkathtësi që nuk janë të lehta me u ndërtua e siguron e një qëndrueshmëri afatgjate ekonomike”, ka deklaruar ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik shtoi se edhe Fondi i ndërmarrësisë i lansuar dje ndikon që të rinjtë t’i zhvillojnë ide e tyre inovative.
Monika Farka, themeluese dhe partnere menaxhuese e “Dynamics mPartners” në Shqipëri, në tregun shqiptar sfidues e ka konsideruar mungesën e burimeve njerëzore për menaxhimin e bizneseve.
Sipas saj, qeveritë e dy shteteve tona janë larg promovimit të marrëdhënieve diasporë dhe vende amë.
“Sfidat që ne kemi për burimet njerëzore janë vërtet të vështira. Kjo për shumë arsye Kosova ka të vetat, Shqipëria ka arsyet e veta por Shqipëria lidhet shumë edhe me historinë izoluese që ne kemi pasur..Ne kemi një sfidë më të madhe se edhe ato që zhvillohen dhe studiojnë jashtë Shqipëria nuk po arrin me i mbajtur, dhe ne sot kemi një largim të trurit masiv, pra ndërkohë që shumë vite përpara largoheshin vetëm ata që ishin punëtor, sot po largohen njerëz që janë të kualifikuar….Është shumë me rëndësi që të ketë një koordinim të diasporës ndërmjet bizneseve në vendet tona, pra në vendet shqipfolëse dhe ndërmjet qeverive tona që janë shumë larg besoj të promovimit të marrëdhënieve diasporë dhe vende amë“, u shpreh ajo.
Sipas saj diaspora mund të kontribuojë në Kosovë dhe Shqipëri përmes investimeve dhe ndryshimit të kulturës.
Kurse, drejtori gjeneral i “A&o Consulting” në Zvicër, Arbër Bullakaj tha se në Kosovë mungojnë persona të kualifikuar, prandaj nevojitet një shkollim më i mirë.
Tutje ai para të pranishmëve tregoi se si e ka shfrytëzuar teknologjinë për një bashkëpunim me disa klient nga Kosova për krijimin e disa ëeb faqeve për disa kompani në Zvicër.
“Si personalitet jam i interesuar edhe për teknologjinë, tash koha është e teknologjisë ai që nuk e kupton teknologjinë rrezikon të jetë pak mbrapa edhe në tregun e ekonomisë dhe kur e hapa kompaninë mendova se si kur t’iu ndihmojë me start up, qysh dhe a ka mundësi me lidh me Kosovën. A ka mundësi që unë ta bëjë një shërbim në lidhje me Kosovën dhe aty pata fillua me fol me klientët dhe iu duhet ndonjë ueb faqe dhe aty bashkëpunova me disa persona në Kosovë që i bënin disa ueb faqe për kompanitë në Zvicër, ajo ishte vetëm si test, domethënë funksioni”, u shpreh ai.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në kuadër të konferencës “Diaspora flet”, ndërmarrës nga diaspora janë takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe ka mbajtur takim me disa nga komisionet parlamentare, ku kanë diskutuar për problemet që ata përballen./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë