LAJMI I FUNDIT:

Lluka e Bahtiri diskutojnë për problemet në Trepçë

Lluka e Bahtiri diskutojnë për problemet në Trepçë

Trepça do të bëhet lokomotivë e zhvillimit ekonomik, punësimit dhe rritjes së eksportit në vend. Ky është synimi i ministrit të ri të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka vendosur në prioritetet e tij vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Këto synime ai i shpalosi gjatë takimit me të parin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Menjëherë do t’i përvishemi punës, do të themelojmë Bordin e Ndërmarrjes që t’i hapim rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarrjes Trepça përmes hapjes së rrugës për investime që janë jetike për zhvillimin e ndërmarrjes dhe mirëqenies sociale të punëtorëve”, i premtoi ministri Lluka kreut të komunës së Mitrovicës.


Agim Bahtiri me këtë rast, njoftoi ministrin Lluka për gjendjen në ndërmarrjet tjera publike në rajonin e Mitrovicës, me theks të veçantë me problemet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Mitrovica’, ku nënvizoi problemet financiare të saj si pasojë e borxheve të mëdha nga mos pagesa e faturave nga qytetarët e pjesës veriore të qytetit.

Lluka dhe Bahtiri janë pajtuar se do të vazhdojnë bashkërisht t’i adresojnë problemet e ndërmarrjeve në fjalë, konform përgjegjësive që kanë institucionet që drejtojnë si dhe realizimin e një vizite sa më parë në Ndërmarrjen Trepça për t’u njohur nga afër me punën edhe sfidat me të cilat ballafaqohet punëtorët e kësaj ndërmarrjeje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori