LAJMI I FUNDIT:

Lluka dhe Hana flasin për zhvillimin e sektorit financiar jobankar

Lluka dhe Hana flasin për zhvillimin e sektorit financiar jobankar

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës (SHIFK), Venhar Hana ka takuar të mërkurën ministrin në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në takim, Hana ka njoftuar Llukan lidhur me misionin dhe aktivitetet që SHIFK-u po ndërmerr në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë financiare jobankare, duke promovuar zhvillimin e sektorit financiar jobankar në vend, përfshirjen financiare dhe duke trajtuar çështje me rëndësi në ndryshimet e nevojshme legjislative si dhe nevojën e shtuar për rritjen e edukimit financiar të qytetarëve.


Kurse Lluka tha se ndikimi i teknologjisë informative në avancimin e shërbimeve financiare në vendet e rajonit dhe botës ka pas ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të tyre, të cilat në shtesë kanë hartuar edhe politika fiskale të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndër çështjet me rëndësi për zhvillim, ministri Lluka ka potencuar dhe domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Nënshkrimi Elektronik, i cili do të krijojë lehtësi më të mëdha në raportet ndërmjet palëve në zhvillim të të gjithë sektorëve në vend.

Në fund, Lluka dhe Hana janë pajtuar për të realizuar çdo komunikim të nevojshëm në drejtim të zhvillimit të sektorit financiar jobankar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori