Herën tjetër që një mashkull do t’ju thotë se i pëlqejnë gratë inteligjente, atëherë mbajeni më gjatë bisedën rreth kësaj teme dhe zbuloni çfarë të mundni
Këto janë rezultatet e një studimi që tregon se burrat në teori thonë se preferojnë femrat inteligjente, por në praktikë, ndryshojnë mendje kur vjen puna për një lidhje romantike me to.
Studimi, arriti në përfundimin se në vend që të gjejnë gra tërheqëse dhe të zgjuara, meshkujt në fakt janë të frikësuar nga e ardhmja me një partnere inteligjente, shkruan The Telegraph.
Nga rezultatet e testit të parë, u zbulua se meshkujt ishin më të prirur të deklaronin tërheqjen ndaj femrave që ishin më të zgjuara se ata.
‘Burrat formuluan mbresat më të favorshme dhe treguan interes të madh për gratë më inteligjente se ata’, thonë autorët e studimit.
Megjithatë, kjo tendencë u përmbys në pjesën e dytë të testit të inteligjencës, kur ata u vunë përballë një gruaje që kishte pasur rezultate më të mira ose më të këqija se ata.

Këtu studiuesit vunë re se meshkujt që thanë në fillim se pëlqenin gratë më inteligjente, e distancuan veten më shumë prej femrave të tilla, duke u përpjekur t’i vlerësonin ato si më pak të bukura dhe nuk treguan dëshirë për të pasur më shumë informacion apo njohje me to.
Çelësi i studimit qëndron në faktin se meshkujt ndihen të kërcënuar nga prania fizike e një gruaje të zgjuar dhe kjo për shkak të ndjesisë së inferioritetit që i lind kur e kanë përballë, citon Anabel.
Ndonëse ky studim bie ndesh me besimin e përgjithshëm që meshkujt kërkojnë inteligjencën nga femrat – sepse kështu ata do të mund të kenë edhe pasardhës të zgjuar – autorët thanë se studimi duhet të konfirmohet edhe me eksperimente të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Melilla - një qytet i Bashkimit Evropian ku shumë njerëz duan të hyjnë, por nuk munden: Ja pse
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa