LAJMI I FUNDIT:

Llojet e pëlhurave që nuk është mirë lahen me zbutës

Llojet e pëlhurave që nuk është mirë lahen me zbutës

Kur duam t’u japim rrobave pak aromë të mirë dhe shumë butësi, atëherë përdorim zbutës pëlhurash

Ata do të zbutin pëlhurën, do të reduktojnë elektricitetin statik dhe do t’ua shtojnë aromën rrobave tona.

Megjithatë, disa pëlhura nuk duhet të trajtohen me zbutës, transmeton Telegrafi.


1. Pëlhura me mikrofibër

Falë fijeve të forta të ndërthurura, pëlhurat me mikrofibër janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe kanë veti të shkëlqyera absorbuese.

Nëse i trajtoni me zbutës pëlhure, ngadalë do të shkatërroni efikasitetin e tyre dhe do të shkurtoni jetëgjatësinë e fijeve.

2. Veshje sportive

Shumica e veshjeve sportive janë përshtatur teknologjikisht ndaj djersitjes së rëndë, d.m.th. thithin djersën nga lëkura dhe ju ftohin gjatë aktivitetit fizik.

Zbutësi lë një shtresë mbi to që i pengon ata të thithin lëngjet e trupit.

3. Peshqirët

Ne të gjithë i duam peshqirët e butë dhe aromatikë, por zbutësi i pengon ata në funksionin e tyre kryesor – thithjen.

Ashtu si me veshjet sportive, zbutësi i rrobave lë një shtresë të hollë “dylli” mbi peshqirët, gjë që i pengon ata të thithin ujin siç duhet.

4. Rrobat e bëra nga pëlhura jo të ndezshme

Shumë kostume pune janë bërë me të drejtë nga pëlhura speciale rezistuese ndaj zjarrit – ato ju mbrojnë nga zjarri në vendet ku jeni të ekspozuar ndaj një zjarri të mundshëm.

Mos i trajtoni me zbutës pëlhure pasi kjo ndikon negativisht në vetitë e tyre të rezistencës ndaj zjarrit dhe përfundimisht i bën ato të ndezshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Lifestyle
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Ky zakon i përditshëm në kuzhinë është shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi

Bëje vet
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Detektivja private: Detaji që u ik të gjithëve dhe është një shenjë që partneri po ju tradhton

Detektivja private: Detaji që u ik të gjithëve dhe është një shenjë që partneri po ju tradhton

A e dini se...
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Kalo në kategori