Llojet e lëkurës, mirëmbajtja e trajtimi i akneve – flet dermatologia Dafina Krasniqi

Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për kujdesin ndaj lëkurës.
Dermatologia Dafina Krasniqi, ka folur për llojet e lëkurës, mirëmbajtjen e trajtimet.
“Prej moshës 10 vjeçare po fillon tash puberteti dhe rrjedhimisht po fillojnë edhe aknet nga kjo moshë. Nga kjo moshë duhet të kemi kujdes për lëkurën...”, tha ajo.
Ndërsa, te personat që janë të rritur, dermatologia Krasniqi tha se kujdesi dhe vëmendja ndaj lëkurës duhet të jetë sidomos nga mosha 25 vjeçare pasi nga kjo moshë fillon të bie kolagjeni.
Dermatologia Krasniqi ka folur edhe për aplikimin e botoksit, efektet anësore që mund të jenë nga aplikimi i personave jokompetent.
Ajo po ashtu ka dhënë këshilla edhe për trajtimin e akneve, maskat natyrale e shprehitë që duhet t’i largojmë pasi dëmtojnë lëkurën.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


















































