LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Strategjia për zhvillimin e sistemit të drejtësisë është udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme

Lloga: Strategjia për zhvillimin e sistemit të drejtësisë është udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme

Në seancë të fundit qeveritare, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski, prezantuan Strategjinë për Zhvillimin e Sistemit të Drejtësisë për periudhën 2024-2028. Ky udhërrëfyes strategjik ka për qëllim rikthimin e besimit të qytetarëve te gjyqësori dhe ka patur miratimin e plotë nga autoritetet qeveritare. Strategjia, e përgatitur nga një grup punues nën drejtimin e Akademikut Kambovski, është një dokument i cili parashikon reforma thelbësore për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin e gjyqësorit në vend.

“Ky është dokument strategjik i cili miratohet me qëllim të përcaktimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të gjyqësorit. Krahas çështjeve që lidhen me gjyqësorin, Strategjia parashikon edhe një sërë masash në fusha të tjera të rëndësishme për ushtrimin e funksioneve të sistemit të gjyqësorit dhe realizimin efikas të të drejtave të personave fizik dhe juridikë pranë organeve gjyqësore. Qëllimi kryesor është respektimi i parimit të sundimit të ligjit dhe kthimi i besimit të qytetarëve”, thar Lloga.

Kryetari i grupit punues, Akademik Vllado Kambovski theksoi se jemi në një kohë kur para nesh është fillimi i negociatave me BE-në, e pa progres në atë klaster nuk mund të zhvillohen negociata. Si faktor kryesor të rrezikut për zbatimin e Strategjisë, ai theksoi se ardhmja e vendit tonë varet nga zhvillimi i gjyqësorit. Strategjia tërësisht është e harmonizuar me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor. Në të janë parashikuar aktivitete për forcimin e zgjedhjes, procedurës disiplinore dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Po rritet transparenca e dy këshillave me mbajtjen e seancave publike që do të kenë transmetim të drejtpërdrejtë.


Ndër ndryshimet ligjore të parapara, përfshihen ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Po ashtu, do të precizohet procedura për zgjedhjen e prokurorit publik të PTHPNKKO-së. Për të forcuar kapacitetet, janë planifikuar aktivitete të ndryshme për Gjykatën Supreme, prokuroritë publike dhe gjykatat, duke përfshirë përmirësimin e sistemit AKMIS dhe sistemin e menaxhimit të lëndëve në prokuroritë publike.

Strategjia ka një përputhje të plotë me rekomandimet e Misionit Vlerësues për Këshillin Gjyqësor dhe është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian më 27.11.2023. Në planin legjislativ, pritet miratimi i një kornize ligjore për materienpenale dhe civile, duke përfshirë edhe një Kodi të ri Pen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Kalo në kategori