Është e pasigurt fati i përbërjes aktuale të Këshillit gjyqësor. OBRM-PDUKM nuk lëshon pe në lidhje me idenë për shpërbërjes së plotë të Këshillit, ndërsa ministri i drejtësisë Krenar Lloga pohon se me hapin e tillë nuk pajtohen as BE e as SHBA të cilët me vite të tëra i ndihmojnë reformat në gjyqësor. Lloga edhe paraprakisht reagoi me letër deri te Brukseli dhe Uashingtoni ku shkroi se shpërbërja eventuale e këtij organi do të sjellë përqendrim të fuqisë së tre pushteteve në një parti. Qëndrimin e tij e bazon në rekomandimet e të ashtuquajturit Misioni vlerësues, përkatësisht ekspertëve që BE-ja i dërgoi në vendin tonë që të merren me reformat në Këshillin Gjyqësor.
“Na është thënë qartë se në Raportin e Misionit vlerësues duhet të ketë vazhdimësi dhe se institucionet shtetërore nuk mund të përjetojnë trauma ku ju do të keni një përbërje ndërsa të nesërmen do të duhet të vlerësoni gjykatësit”, tha Krenar Lloga.
Ministria e drejtësisë shpërndau një pjesë e ndryshimeve të përgatitura në Ligjin për Këshillin gjyqësor që bazohen në mendimet e ekspertëve të BE-së. Me to propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjidhen në Kuvend njëjtë si anëtarët e Komisionit antikorrupsion. Po ashtu, në të ardhmen anëtarët e Këshillit do të zgjidhen me propozim të Odës së avokatëve dhe profesorëve të Fakultetit juridik, ndërsa ndryshohen edhe dispozitat për përvojën e tyre në këtë sferë.
Propozim ndryshime të ligjit për Këshillin Gjyqësor
-Rritja e stazhit të gjykatësve nga 6 në 15 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve
-Rritja e përvojës së punës nga 15 në 20 vjet si kusht për anëtarët e Këshillit gjyqësor që zgjidhen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga OBRM-PDUKM nuk i komentuan propozim ndryshimet, megjithatë mandatari Hristijan Mickoski së fundmi tha se shpërbërja e Këshillit gjyqësor do ta përforcojë luftën kundër krimit.
“Na duhet që shtyllat kryesore, d.m.th. prokuroria dhe gjyqësori të lirohen nga gjykatësit dhe prokurorët e partizuar që janë pak në numër. Si do të bëhet kjo? Me shpërbërjen e dy institucioneve-Këshillit të prokurorëve publikë dhe Këshillit gjyqësor. Për të ndodhur kjo, duhet të ndryshohen ligjet adekuate”, tha Mickoksi.
Sipas programit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, përbërja aktuale e Këshillit gjyqësor e ka humbur kredibilitetin, andaj do të shpërbëhet, ndërsa me ndryshimet ligjore do të përcaktohen kritere më të rrepta për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të cilët do të ishin me propozim të Kuvendit dhe presidentit të shtetit./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit