LAJMI I FUNDIT:

Llaskarcë-Paniçar: Moti i lig dëmtoi rrugët dhe kufizoi lëvizjen

Llaskarcë-Paniçar: Moti i lig dëmtoi rrugët dhe kufizoi lëvizjen

Kështu duken rrugët e Llaskarcës së Komunës së Sarajit.

Ende po duken pasojat e motit të lig që kaploi këtë rajon dhe që shkaktoi dëme të mëdha materiale e duke përmbytur tokë e objekte.

Banorët edhe pse nuk donin të flisnin para kamerave, thonë se kjo gjendje vështirëson lëvizjen dhe dëmton automjtetet e tyre.


E përveç fshatit Llaskarcë, siç njofton KlanM, rrugë në gjendje katastrofale dhe të pa pastruar ka edhe në Fshatin Paniçar.

Imami i këtij fshati që tashmë tre vite me veturën personale vjen në këtë vendbanim, thotë se situata e rrugëve vështirëson lëvizjen.

“Sikur që e shihni rrugë nëse keni ardhur nga kjo rrugë e keni parë rrugen vet kjo është katastrof. Më vjen keq më vjen gjynah nga ana tjetër pse e keni parë vet une menxi që dal të të them une që nuk e di sesa goma ndërroj unë në dy tre muaj pse se vendi është ashtu katastrof… Për mua është e rëndë këtu të vij me veturë. Zoti më ka dhënë shëndet, mirëpo këtu e kisha lutur edhe njëherë, kujt t`i lutem unë as nuk di kujt t`i lutem, që të vijnë dhe ta shohin këtë rrugë e këto kushte që jeton ky fshat”, thotë imami i Xhamisë së Paniçarit.

Banorët e këtyre fshatrave presin që Komuna e Sarajit, të merr masa për të pastruar rrugët dhe por edhe të evidentoj dëmet nga përmbytjet.

Ndërkohë, përmes Facebookut, nga Komuna e Sarajit, thonë se që nga e enjtja Ndërmarja komunale ka vazhduar me pastrimin nga vërshimet edhe në rrugën kryesore për në vendbanimin Paniçar, e cila ka qenë totalisht e bllokuar për qarkullimin e banorëve.

Sic thonë nga Komuna e Sarajit, ekipet janë në gadishmëri për t`ju përgjigjur nevojave të banorëve të kësaj Komune./KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori