LAJMI I FUNDIT:

Llapi triumfon ndaj Vëllaznimit, mbetet lider në Superligë

Llapi triumfon ndaj Vëllaznimit, mbetet lider në Superligë

Ndeshja e dytë në elitën e futbollit kosovar për javën e gjashtë është shkuar në favor të vendasve.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 përballë Vëllaznimit të Gjakovës.

Që nga minuta e parë, Llapi u tregua i rrezikshëm ndërsa nuk vonoi dhe pas 13 minutave e gjeti golin e epërsisë.


Gentrit Begolli harkoi bukur në zonë, ndërsa super talenti Mirlind Daku shënoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të ndeshjes.

Vëllaznimi filloi mirë pjesën e dytë duke sulmuar dhe goditi shtyllën nëpërmjet mesfushorit Rudit.

Por vetëm disa minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë nga vendasit.

Ishte kapiteni Hamdi Namani që shënoi nga afërsia për 2-0.

Pas kësaj fitore, Llapi vazhdon në krye të Superligës me 14 pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve, ku ka shënuar katër fitore dhe ka marrë dy barazime.

Ndërkohë Vëllaznimi mbetet në pozitën e gjashtë me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës që zhvillohet në mesjavë, Llapi do të udhëtojë drejt Mitrovicës për tu takuar me Trepçën ’89.

Gjakovarët do të luajnë në shtëpi ndeshjen e javës së shtatë ku do të jenë nikoqir të Besës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori