Llapi kërkon fitoren e radhës ndaj Feronikelit ’74, formacionet zyrtare

Llapi dhe Feronikeli ’74 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe në udhëtim te Gjilani dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, vendasit e Granit Dervishollit kanë tri humbje radhazi, por synojnë të bëjnë befasi në këtë udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë ndryshime në formacionet zyrtare, për dallim nga ora që luajtën në ndeshjen e fundit.
Llapi: Laroshi; Emini, Rama, Useini, Blakçori; Limani, Peci, Ahmeti; Hasani, Baftiu, Tahiri;
Feronikeli ’74: Brozi; Musa, Morina, Lleshi, Zekolli; Llapashtica, Demiri; Hyseni, Zumberi, Avdyli; Kiqina;
/Telegrafi/






















































