LAJMI I FUNDIT:

Llapi fiton për herë të dytë rresht Superkupën “Kosovë-Diasporë“

Llapi fiton për herë të dytë rresht Superkupën “Kosovë-Diasporë“

Llapi e ka fituar për herë të dytë radhazi Superkupën “Kosovë-Diasporë”.

Fituesja e Kupës së Kosovës, të martën, në stadiumin qendror të Kampit Nacional në Hajvali, e ka mundur skuadrën fituese të Kupës së Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, me rezultat 3:1.

Kjo ndeshje zhvillohet tradicionalisht nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, si shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për futbollin dhe vendin tonë në përgjithësi.


Të dyja ekipet shfaqën lojë të pëlqyeshme dhe interesante, por që në fund mbizotëroi cilësia e skuadrës së elitës së futbollit tonë.

Të parët rrugën e golit e gjetën mysafirët, e golin e shënuar nga Skiavano, por më pas llapjanët e arritën të përmbysin rezultatin me golat e Ilir Krasniqit, Gerhard Prognit dhe Kushtrim Shabanit, duke u kurorëzuar me meritë me këtë trofe për të dytin vit rresht.

Trofeun kapitenit të Llapit, Bujar Idrizi ia ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, teksa medaljet i ndanë edhe nënkryetari Agim Dibrani dhe kryetari i UKSHFZ-së, Feti Demolli.

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori