Llapi dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës. Shiu që nuk u ndal për asnjë moment duket se i pagoi skuadrat të tregonin më të mirën në fushën e lojës, e cila po ashtu ishte rënduar. Llapi kishte një rast të mirë me Hmadi Namanin, por goditja me kokë e tij shkoi jashtë. Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët. Ballkani dhe Llapi ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 14 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app