Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se do të rikandidojë për kryetar të komunës që tashmë drejton.
Ai tha se PDK moti ka marrë vendim për kandidaturën e tij dhe nuk ka hamendje e dilema.
“Paralajmërimet u konfirmuan, mandati im vazhdon! Qytetarë të nderuar, mandati im vazhdon, ashtu sikur edhe kandidatura ime për mandatin e ardhshëm. Reagimi i mbrëmshëm i PDK-së dhe ky i sotmi i znver Hoxhaj, rikonfirmojnë edhe një herë se PDK moti ka marrë vendim, nuk ka hamendje as dilema për kandidaturën time. Ashtu siç nuk kishte dilema as z. Veseli pas punës tonë shembullore. Ndjej obligim të kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem të gjitha mediave as dje e as sot, të cilat më kanë bërë edhe mesazhe e telefonata rreth qëndrimit të disa anëtarëve të Degës së PDK-së në Drenas”, u shpreh ai.
Lladrovci thotë se puna e tij dhe e zyrtarëve komunalë, është vlerësuar më e mira në Kosovë dhe tashmë e rikonfirmuar zyrtarisht, për të cilën është krenar.
“Nëpërmjet këtij shkrimi, dua të ritheksoj se qytetarët e Drenasit nuk duhet të kenë brengë as shqetësim për këto zhvillime por as të shkaktojnë polarizime të panevojshme. Puna ime vazhdon, pa u ndalur. Zotimi im për zbatimin e ligjit, për zbatimin e barazisë dhe gjasave të barabarta, për ruajtjen e pronës publike, transparencës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve po vazhdon. Ka vite që përballem me keqbërës, uzurpatorë e pazarxhi të votave, e nuk jam ndalur, as do të ndalem. Puna ime dhe zyrtarëve komunalë, është vlerësuar më e mira në Kosovë dhe tashmë e rikonfirmuar zyrtarisht, për këtë jam krenar unë dhe qytetarët, zyrtarët, asamblistët dhe dashamirët e komunës tonë”, tha më tej.
Tutje theksoi se kandidaturën për dy mandate të plota, e ka paralajmëruar më 2016 dhe 2017, së bashku me Veselin dhe së fundmi edhe në janar të këtij viti.
“Të gjithë i kam paralajmëruar se nuk tërhiqem para keqbërësve as shkelësve të ligjit. Të gjitha shqetësimet i kam bërë me dije edhe me përgjigjen time ndaj 10 pikave ku kanë deponuar nënshkrimet disa pjesëtarë të PDK-së, me e pa mandat”.
“Kam kërkuar mbylljen e thashethemeve, nga PDK, Kryesia dhe Kryetari në Detyrë. Kam pritur reagim me kohë. E falënderoj z. Hoxhaj për kumtesën e mbrëmshme dhe deklarimin e sotëm. Mbetem besnik i zotimeve të mia, për llogaridhënie, punë shembullore me transparencë për qytetarët pa dallim, në pajtim me zotimet që i kam bërë së bashku me Veselin”.
“Reagimi i mbrëmshëm dhe i sotëm i Hoxhajt, rikonfirmohet se nuk ka hamendje as dilema për kandidaturën time, çështja është te keqbërësit që nuk ndalen, përpiqen të zvogëlojnë e të përulin të arriturat e komunës, të PDK-së në zgjedhjet nacionale si dhe frymën e unitetit qytetar”.
“Mandati im vazhdon, ashtu sikur edhe kandidatura ime për mandatin e ardhshëm. Tetori po vjen”, tha në fund./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?