LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci merr në mbrojtje Çekun pas kritikave të Ademit: Ata që nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të atdheut, nuk mund ta ndryshojnë këtë histori

Lladrovci merr në mbrojtje Çekun pas kritikave të Ademit: Ata që nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të atdheut, nuk mund ta ndryshojnë këtë histori

Rrahim Ademi që ka qenë një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci, por nuk i ishte bashkuar luftës në Kosovë.

Njëra ndër arsyet pse nuk iu bashkua luftës në Kosovë ishte edhe emërimi i Agim Çekut në krye të komandës.

“Pasi Agim Çeku u bë komandant, çka me bo unë aty. S’mundem me u bë unë ndihmës i një ushtari tim që në Kroaci në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë rezultati”, tha Ademi.


Ndaj këtyre deklaratave të Ademit ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka vlerësuar lartë kontributin e Çekut në luftën e Kosovës dhe të Kroacisë.

Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Gjenerali kosovar i ushtrisë kroate tregon pse nuk u bë pjesë e luftës në Kosovë

Lladrovci thotë se Agim Çeku është njeri me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Gjeneral Çeku është hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veç veten e tij”, ka shkruar Lladrovci duke aluduar në deklaratat e Ademit.

“Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu”, ka vijuar tutje Lladrovci.

Lladrovci thotë se historia nuk mund të kthehet pas.

“Ata që nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori! Historia nuk mund të kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka deklaruar ndër të tjera Ramiz Lladrovci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Kalo në kategori