LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i sigurtë falë shkëlqimit të Lallanas (Video)

Liverpooli i sigurtë falë shkëlqimit të Lallanas (Video)

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Middlesbrought në udhëtim, duke u rikthyer kështu në vendin e dytë dhe në luftën për titull.

Liverpooli ishte dominant nga fillimi i sfidës.

Goli i parë për mysafirët erdhi pasi Adam Lallana realizoi nga afërsia në minutën e 29-të, pas një krosimi të Clyne.


Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Teksa vendasit tentuan që të afrohen te goli i barazimit, rasti u shfrytëzua nga The Reds.

Një aksion perfekt bëri që Lallana të lansojë një pasim preciz te Origi, i cili me një gjuajtje precize shënoi për 2-0 (60’).

Vetëm tetë minuta më vonë një mbrëmje të shkëlqyer për të e kompletoi Lallana me një tjetër gol nga afërsia, tash me Origin që ia ka kthyer asistimin për 3-0.

Deri në fund të takimit në Riverside nuk pati më gola.

Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se Chelsea që okupon fuqishëm pozitën e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori