Liverpooli është mposhtur me rezultat 4-1 në shtëpi nga PSV-ja në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Sfida nisi me presion nga vendasit dhe vetëm pas pesë minutash, një prekje me dorë e Virgil van Dijk brenda zonës i dha PSV-së penalltinë. Ivan Perisic mori përgjegjësinë dhe me një ekzekutim të saktë në minutën e 6-të e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.


Liverpool reagoi shpejt dhe në minutën e 16-të barazoi shifrat. Një goditje e parë u devijua dhe topi mbeti në zonë, ku Dominik Szoboszlai përfitoi dhe goditi me qetësi në portën bosh për 1-1. Vetëm pak çaste më parë, Cody Gakpo kishte qenë pranë golit me një goditje të rrezikshme që u ndal nga Matej Kovar.

PSV mendoi se kishte shënuar sërish në minutën e 18-të me Yarek Gasioroëskin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Liverpool iu afrua epërsisë në minutën e 32-të, kur Virgil van Dijk goditi traversën me një goditje të fuqishme me kokë.

Pjesa e dytë nisi me një ndryshim ritmi nga PSV, që në minutën e 56-të riktheu epërsinë. Guus Til u gjend i vetmuar në zonë dhe e shtyu topin drejt rrjetës për 2-1. Ky gol i rriti ambiciet e vendasve, të cilët disa minuta më vonë goditën shtyllën me Ricardo Pepin, i cili humbi një rast të artë për 3-1.

Në minutën e 73-të, presioni i PSV-së u shpërblye. Pas një goditjeje të Pepit që u përplas në shtyllë, Couhaib Driouech reagoi më shpejt se mbrojtja dhe dërgoi në rrjetë topin e kthyer për 3-1.

Për të vulosur fitoren e thellë të PSV-së u përkujdes sërish Driouech që realizoi për 4-1 që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes./Telegrafi/

telegrafi sport app