Liverpooli thuhet se ka shumë dëshirë ta lëshojë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqirin, në huazim sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Roma mund të jetë e interesuar të marrë Shaqirin në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.


Reprezentuesi zviceran ka qenë në Liverpool për dy sezone, duke shënuar shtatë gola në 40 paraqitje.

Drejtori i futbollit Michael Edwards thuhet se dëshiron ta shohë Shaqirin të largohet nga klubi në një marrëveshje të përhershme.

XherdanKlopp 1perqafim Jurgen Klopp dhe Shaqiri (Foto: Getty Images/Guliver/Twiter)

Sipas Daily Star, Reds kishin shpresë për të siguruar një tarifë prej 28 milionë eurosh nga Sevilla, por tani kanë ndryshuar mendim.

Ky medium shton se klubi nga Anfield po e vlerëson atë shumë të ulët, duke preferuar që 28-vjeçari të huazohet dhe në sezonin e ardhshëm të shitet. /Telegrafi/

telegrafi sport app