Liverpooli fiton derbin e tensionuar ndaj Tottenhamit

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.
Ndeshja nisi me një dominim të Liverpoolit, me Florian Wirtz që krijoi raste të rrezikshme, përfshirë një goditje të pasaktë nga brenda zonës, e cila u ndal nga portieri i Tottenham, Guglielmo Vicario.
Në minutën e 56-të, Alexander Isak shfrytëzoi një asist të Wirtz dhe gjeti rrjetën për të kaluar Liverpoolin në avantazh 1-0.
Nuk vonoi dhe Liverpooli shënoi golin e dytë përmes Hugo Ekitike në minutën e 66-të, pas një asistimi të Jeremie Frimpong për 2-0.
Pas disa ndryshimeve taktike dhe zëvendësimeve, Richarlison shënoi golin e nderit për Tottenhamin në minutën e 83-të pas një topi të kthyer nga pritja e portierit, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-1.
Hugo 😮💨 pic.twitter.com/aXkRE070Xn
— Liverpool FC (@LFC) December 20, 2025
Ndeshja ishte gjithashtu e tensionuar për shkak të vendimeve të gjyqtarit John Brooks.
Një moment i rëndësishëm ishte përballja e Xavi Simons (Tottenham), i cili fillimisht mori paralajmërim të verdhë, por pas një shqyrtimi me VAR mori karton të kuq direkt.
Me karton të kuq po ashtu u përjashtua edhe Christian Romero i cili në minutën e 93-të mori kartonin e dytë të verdhë për protesta.
Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë të grumbulluara./Telegrafi/


















































