Ben White është njëri nga lojtarët më të dëshiruar për trajnerin Jurgen Klopp.

Mbrojtësi anglez ka shkëlqyer në vitet e fundit me Brightonin në Ligën Premier dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.


Kampioni në fuqi i Anglisë prej kohësh e ndjek mbrojtësin, por ka shtyrë transferimin e tij për në verë.

0fe2dfa6 71df 4478 bb79 cbf5936f9eed scaled

Kjo për shkak të shumës së lartë që ka kërkuar Brighton për ta lënë të lirë të largohet xhevahirin e saj.

Birghton i ka bërë të qartë kampionit aktual anglez se nuk do ta lejoj largimin e Ben White pa u paguar shuma prej 50 milionë euro.

Gjithsesi Liverpooli nuk e ka të sigurt transferimin e lojtarit, pasi për të ka skuadra tjera të interesuara.

0 GettyImages 1288298117

Chelsea, Manchester Untied, Arsenal dhe Tottenham Hotspur gjithashtu janë në garë për t’i marrë shërbimet e lojtarit të ri anglez.

22-vjeçari ka kontratë me Brightonin deri në verën e vitit 2024, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Leeds United, Peterbrough dhe Newport Country. /Telegrafi/

telegrafi sport app