Liverpooli dhe Napoli i kanë ndarë pikët në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Dries Mertens e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 21-të me një asistim të Giovanni di Lorenzos, për të shkuar kështu me qetësi në pushim.


Por, 45 minutëshi i dytë kishte një ritëm më të lartë të lojës dhe djelmoshat e Jurgen Kloppit arritën t’i barazonin shifrat.

GettyImages 1190476952 Liverpool vs Napoli (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ishte Dejan Lovren, ai që e shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të, që u shërbye mjaftë mirë nga James Milner.

Të dy skuadrat tentuan t’i merrnin tri pikë në fund, por dështuan t’i konkretizonin shanset e mëdha që i kishin.

Edhe me këtë barazim, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Grupit E me dhjetë pikë, një më shumë se Napoli, Red Bull Salzburgu me shtatë dhe Genku me një. /Telegrafi/

telegrafi sport app