Liverpooli është kthyer nga disavantazhi për të barazuar ndaj Crystal Palace (1-1), në sfidën e javës së dytë në Ligën Premier që u zhvillua në Anfield.
Wilfried Zaha pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Eberechi Eze, shkoi përpara dhe i kaloi mysafirët në epërsi (32’).
Me epërsi prej një goli për ekipin vizitor, skuadrat shkuan në pushim dhe Jurgen Klopp kishte çfarë t’u thoshte Redsave në zhveshtore.
https://twitter.com/LaVARDuFoot/status/1559273229449052166
Jo shumë minuta brenda gjysmës së dytë (57’), transferi i ri i Liverpoolit, Darwin Nunez, u përjashtua me karton të kuq pasi goditi me kokë Joachim Andersenin, i cili dukej sikur e kërkoi atë reagim.
Përkundër inferioritetit numerik në fushë, vendasit ia dolën ta barazonin rezultatin me një angazhim solo të Luis Diaz, i cili realizoi gol të bukur (61’).
Ky ishte barazimi i dytë i Liverpoolit pas dy ndeshjeve të para sezonale dhe qëndron në kuotën e dy pikëve.
Për Crystal Palace është pika e parë, duke qenë se e kishte humbur ndeshjen e javës së parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/JoueursCI/status/1559267576127148033
https://twitter.com/futbol_vertical/status/1559274279061098498
OH MY GOD. WHAT A GOAL FROM LUIS DIAZ. pic.twitter.com/VxB2UQ94ww
— Fontelonga (@Fontelonga2) August 15, 2022