Kosova është nikoqire e Islandës në ndeshjen e vlefshme për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018. Kosova së bashku me ‘Dardanët’ kërkojnë lavdinë ndaj ishullorëve në ndeshjen e cila luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.


24/03/2017 22:36-Përfundon ndeshja, Kosova 1-2 Islanda

90'+4 Me gjithë përpjekjet e Kosovës për të shënuar, në fund u desh të pajtohej me humbjen. Përfundon takimi me rezultat 1-2.

24/03/2017 22:33

90'+2 Islandezët humbin sa më shumë kohë për të mos rrezikuar.

24/03/2017 22:31

89' Kosova po luan mirë dhe po vazhdon të kërkoj golin e barazimit

24/03/2017 22:26-Kosova kryen zëvendësimin e fundit

83' Bernard Berisha inkuadrohet në vend të Besart Berishës

24/03/2017 22:18-Avdijaj rrezikon menjëherë

76' Donis Avdijaj kalon bukur dy-tre futbollistë kundërshtar, por goditja e tij nuk ishte mjaftueshëm e fortë për ta mposhtur portierin e Islandës

24/03/2017 22:15-Lëndohet Përdedaj, lëshon fushën

74' Fanol Përdedaj ka lëshuar fushën pas lëndimit, ndërsa në vend të tij ka hyrë Donis Avdijaj, i cili debuton për herë të parë me Kosovën

24/03/2017 22:13

71' Islanda pran golit të tretë, por goditja e Arnor Traustason devijohet nga një mbrojtës i Kosovës

24/03/2017 22:09-Kosova bën zëvendësimin e parë

64' Bersant Celina inkuadrohet në vend të Milot Rashicës

24/03/2017 22:06-Momenti i golit dhe festimi i Nuhiut në fotografi

nuh

nuh1

nuh2

nuh3

24/03/2017 22:04

62' Kosova ka marr në dorë lojën pas golit të shënuar nga Nuhiu

24/03/2017 22:00-Goli i Atdhe Nuhiut

https://www.dailymotion.com/video/x5g3gly_atdhe-nuhiu-goal-hd-kosovo-1-2-iceland-24-03-2017-hd_sport

24/03/2017 21:56-1-2, Kosova ngushton epërsinë

53' Atdhe Nuhiu shënon gol të bukur me kokë pas asistimit të Herolind Shalës

24/03/2017 21:54

52' Besart Berisha shumë afër golit nga afërsia, por një mbrojtës kundërshtar ia mohon golin

24/03/2017 21:51-Kosova shënon gol, por anulohet për pozitë jashtë loje

48' Atdhe Nuhiu shënon nga afërsia, por goli i tij është i pavlefshëm pasi gjyqtari e anuloi për pozitë jashtë loje

24/03/2017 21:48-Statistikat pas pjesës së parë (Foto)

Përveç golit, statistikat tjera flasin në të mirë të Kosovës, të cilët poseduan topin për 6 për qind, ndërsa Islanda kishte topin në këmbët e tyre në 40 për qind të kohës.

Në goditjet në portë më të mirë ishin mysafirët të cilët tentuan tetë herë, ndërsa Kosova vetëm tre herë.

Statistikat e pjesës së parë: 

statistikat pjesa e pare 1

24/03/2017 21:33-Përfundon pjesa e parë

45' Kosovë 0-2 Islandë, Sigurdarson (25') dhe Sigurdsson (35')

24/03/2017 21:24

37' Kololli provon me një goditje të fortë nga distanca, por portieri i Islandës nuk befasohet

24/03/2017 21:23-Goli i Sigurdssonit për 0-2

https://www.dailymotion.com/video/x5g3d8f_gylfi-sigurdsson-goal-hd-kosovo-0-2-iceland-24-03-2017_sport

24/03/2017 21:22-0-2, Kosovë-Islandë

35' Gylfi Sigurdsson dyfishon epërsinë nga penaltia, pasi më parë ndërhyri gabimisht mbrojtësi Kololli

24/03/2017 21:21-Momenti i golit dhe festa e Islandës (Foto)

1 278

2 111

goli

24/03/2017 21:14-Goli i Islandës ndaj Kosovës

https://www.dailymotion.com/video/x5g3ca1_bjorn-sigurdarson-goal-hd-kosovo-0-1-iceland-24-03-2017_sport

24/03/2017 21:13-0-1, Islanda kalon në epërsi ndaj Kosovës

25' Ujkani mbron goditjen e Sigurdsson, por nga topi i kthyer shënon Sigurdarson

24/03/2017 21:08-Kosova godet transversalen

21' Valon Berisha lëshon një super-goditje nga rreth 25 metra, por i pafat pasi transversalja ia mohon golin

24/03/2017 21:05

18' Islanda rrezikon me kokë, por pret portieri Ujkani

24/03/2017 21:03-Kosova e nisi mirë sfidën

kos1

kos1a

kos2

kos3

kos4

24/03/2017 20:59-Kosova rrezikon e para

12' Atdhe Nuhiu shkëputet mirë dhe godet me kokë pas asistimit të Benjamin Kolollit, por goditjen e pret portieri kundërshtar

24/03/2017 20:56

8' Ylli i Islandës, Sigurdsson rrezikon me një goditje nga distanca, por shkon pak mbi portë

24/03/2017 20:53

5' Kosova po luan më mirë në këto minutat e para të ndeshjes

24/03/2017 20:47-Fillon ndeshja Kosovë-Islandë

1' Futbollistët e Kosovës luajnë të parët me topin

24/03/2017 20:38-Policët nuk lënë futjen e banerave me emrat e 24 futbollistëve të Kosovës

celina1

samiu

24/03/2017 20:19-Gjithçka rreth ndeshjes Itali-Shqipëri

24/03/2017 20:04-Lojtarët e Kosovës futen në fushë

24/03/2017 19:57-Formacionet zyrtare:

Formacioni i Kosovës: 

kos form

Formacioni i Islandës: 

island

24/03/2017 19:44-Edhe futbollistët e Islandës inspektojnë fushën para fillimit të ndeshjes

Gylfi Siggurdson me shokë kanë shkelur tapetin e stadiumit 'Loro Boriçi' para fillimit të ndeshjes.

islanda

24/03/2017 19:42-Atmosferë impozante në kërkim të fitores

Tifozët e Kosovës janë duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

atm1

atm2

atm3

atm4

atm5

24/03/2017 19:37-Futbollistët e Kosovës testojnë fillimisht fushën

Futbollistët e Kosovës, Milot Rashica e Vedat Muriqi janë dalë në terrenin e stadiumit 'Loro Boriqi' për të testuar gjenden e fushës.

Edhe futbollistë të tjerë si Bersant Celina, Arber Zeneli dhe Amir Rrahmani shihen brenda tapetit të stadiumit.

Aty nuk mungon as trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku.

sta9

kosova 1 1

kosova 2

bunjaku2

24/03/2017 19:35-Dardanët janë gati, mbushin shkallët e stadiumit 'Loro Boriçi' (Foto)

Tifozët e Kosovës, "Dardanët", veçse kanë filluar t'i zënë vendet e tyre, ku shihet se kanë mbushur një pjesë të theksuar të tribunës së dedikuar për ta, atë pas golit.

sta1 1

sta2

sta3

sta4

sta5

sta6

sta7

sta8

24/03/2017 19:32-Atmosfera në stadium

sta1 1

sta2

sta3

sta4

sta5

sta6

sta7

sta8

sta9

sta9a

24/03/2017 19:26-Kontrollorët e FIFA-s inspektojnë fushën

Kontrollorët e FIFA-s kanë zbritur në terrenin e stadiumit 'Loro Boriçi' për të shikuar se a është gjithçka në rregull për zhvillimin e ndeshjes.

gjyqtaret

gjyqtaret1

24/03/2017 19:16-Dardanët shfaqin flamurin madhështor, nuk ndalen këngët (Foto/Video)

2017/03/dardanet.jpg

Dardanët kanë shfaqur flamurin gjigant të tyre që tashmë është në të gjitha ndeshjet. Lexo më shumë...

24/03/2017 19:15-Atmosferë impozante para ndeshjes, fillojnë të mbushen rrugët me tifozë (Foto/Video)

2017/03/atmos.jpg

Tifozë të shumtë nga Kosova kanë udhëtuar në Shkodër për t’i përkrahur djelmoshat tanë. Lexo më shumë...

24/03/2017 19:12-Bunjaku: Shpresojmë të kemi fat, kemi bërë analizat e duhura për Islandën

2017/03/bunjaku-3.jpg

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar në konferencën për shtyp para duelit ndaj Islandës se ai ka analizuar kundërshtarin e të premtes mbrëma.

Kosova përballet me Islandën të premtën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Rusia 2018, dhe Bunjaku është treguar mjaft i matur në konferencën për shtyp para këtij takimi.

Ai ka thënë se ka analizuar mirë kundërshtarin, por se ekipit i duhet edhe fati. Lexo më shumë...

24/03/2017 19:09-Zbulohen fanellat e Kosovës për ndeshjen kundër Islandës

fanellat e1490378972201

24/03/2017 19:08-Mediat islandeze e përshkruajnë atmosferën në Shkodër (Foto)

2017/03/islanda-1.jpg-212.jpg

Kosova dhe Islanda do të përballen sonte në eliminatorët për Kupën e Botës 2018 në Shkodër.

Mediat islandeze kanë shkruar për atmosferën që e ka kapluar qytetin e vjetër shqiptar. Lexo më shumë.. 

24/03/2017 19:06-Tre formacionet e mundshme të Kosovës kundër Islandës (Foto)

2017/03/kos.jpg

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e pestë të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018.

Përfaqësuesja jonë do të takohet sonte me Islandës në stadiumin shkodran të “Loro Boriçit”, transmeton Telegrafi. Lexo...