
- 21/11/2023 22:39-Mbyllet ndeshja
- 21/11/2023 22:33
- 21/11/2023 22:33-Katër kartonë për Kosovën
- 21/11/2023 22:26
- 21/11/2023 22:10
- 21/11/2023 22:01
- 21/11/2023 21:49-Fillon pjesa e dytë
- 21/11/2023 21:40-Figura të njohura të shtetit shikojnë ndeshjen
- 21/11/2023 21:35-Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bjellorusisë
- 21/11/2023 21:31-Mbyllet pjesa e parë
- 21/11/2023 21:29-Bjellorusia shënon golin e epërsisë
- 21/11/2023 21:25
- 21/11/2023 21:11-“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit
- 21/11/2023 21:06
- 21/11/2023 21:00
- 21/11/2023 20:54
- 21/11/2023 20:45-Fillon ndeshja
- 21/11/2023 20:37-Prezencë e vogël e "Dardanëve" në tribuna
- 21/11/2023 20:32-Lojtarët duke bërë ngrohjen para ndeshjes
- 21/11/2023 19:46-Kosova luan vetëm për fitore ndaj Bjellorusisë, formacionet zyrtare
- 21/11/2023 19:28-Ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë
- 21/11/2023 19:15-Forma e Kosovës dhe Bjellorusisë
- 21/11/2023 18:10-Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë - Bjellorusi
- 21/11/2023 14:42-Formacioni i mundshëm: Kosovë – Bjellorusi, nuk priten shumë ndryshime nga ndeshja me Zvicrën
- 21/11/2023 14:25-Forma e Kosovës dhe Bjellorusisë në këto kualifikime dhe cila është favorite për të fituar sot
- 21/11/2023 12:16-Kosova synon ta përmbyllë me fitore kampanjën për Euro 2024, përballet me Bjellorusinë në ‘Fadil Vokrri’
- 21/11/2023 12:14-A është ndeshja e fundit e Glihas si përzgjedhës i Kosovës? Slloveni nuk preferon të përgjigjet
- 21/11/2023 12:14-Kosova mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Bjellorusinë
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët kanë dështuar të kualifikohen nga Grupi I, përkundër se synimi ishte të zinin njërin nga dy vendet e para për të shkuar në Kampionatin Evropian.
Në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese, Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Bjellorusinë me fillim nga ora 20:45.
Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët kanë grumbulluar 11 pikë, dy më shumë se Bjellorusia që është një pozitë më poshtë.
21/11/2023 22:39-Mbyllet ndeshja
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat 0-1 nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
21/11/2023 22:33
90+ Altin Zeqiri provon me një goditje, por jashtë portës.
21/11/2023 22:33-Katër kartonë për Kosovën
Nervozizëm dhe katër kartonë të verdhë për Kosovën në 10 minutat e fundit. Korenica, Zeqiri, Vojvoda dhe Kastrati të ndëshkuar.
21/11/2023 22:26
85' Kosova kërkon penallti, gjyqtari vendos për 'jo' edhe përkundër prekjes.
21/11/2023 22:10
68' Meriton Korenica me një goditje të fortë nga distanca, por topi shkon mbi portë.
21/11/2023 22:01
59' Goditja e Ilir Krasniqit përfundon pak centimetra larg vijës së portës
21/11/2023 21:49-Fillon pjesa e dytë
46' Kosova nis pjesën e dytë me ndryshime. Muhamet Hyseni inkuadrohet në vend të Zymer Bytyqit.
21/11/2023 21:40-Figura të njohura të shtetit shikojnë ndeshjen
Në ndeshjen Kosovë-Bjellorusi janë parë një numër i konsiderueshëm i politikanëve.
Kryeministri Albin Kurti, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci shihen duke shoqëruar të parin FFK-së, Agim Ademi.
21/11/2023 21:35-Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bjellorusisë
Kosova është duke humbur me rezultat 1-0 pas pjesës së parë në duelin ndaj Bjellorusisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar në disa raste si dhe duke pasur posedimin e topit pothuajse gjatë tërë kohës.
21/11/2023 21:31-Mbyllet pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë me epërsinë 0-1 të Bjellorusisë ndaj Kosovës.
21/11/2023 21:29-Bjellorusia shënon golin e epërsisë
43' Bjellorusia ka shënuar për epërsinë 0-1. Dmitri Antilevski shënoi gol të bukur nga distanca.
21/11/2023 21:25
39' Muslija godet por goditjen e ndal portieri mysafir.
21/11/2023 21:11-“Dardanët” shpalosin pankartën me thënie emocionuese dhe fotografi të Adem Jasharit
Kosova luan si vendas kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Ndeshja ka filluar nga ora 20:45, me një prezencë jo të kënaqshme të tifozëve.
Megjithatë, “Dardanët” edhe kësaj radhe nuk e kanë “lënë në lloqë” ekipin e Kosovës, duke i përkrahur nga tribuna.
21/11/2023 21:06
19' Tenton Zymer Bytyqi, por goditja jashtë portës.
21/11/2023 21:00
15' Florent Muslija me një goditje të fortë nga distanca. Topi shkon shumë pranë portës.
21/11/2023 20:54
9' Mërgim Vojvoda gjuan nga distanca, por pret portieri bjellorus.
21/11/2023 20:45-Fillon ndeshja
1' Kosova e nis topin e para
21/11/2023 20:37-Prezencë e vogël e "Dardanëve" në tribuna
Tifozët zyrtar të Kosovës, "Dardanët" shihen në numër të paktë para fillimit të ndeshjes.
Fotografia e bërë 10 minuta para ndeshjes tregon gjithçka.
21/11/2023 20:32-Lojtarët duke bërë ngrohjen para ndeshjes
Lojtarët e Kosovës dhe Bjellorusisë janë duke u ngrohur para fillimit të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Ndeshja fillon nga ora 20:45.
21/11/2023 19:46-Kosova luan vetëm për fitore ndaj Bjellorusisë, formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bjellorusisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët janë nikoqir të bjellorusëve në takimin e fundit të Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.
21/11/2023 19:28-Ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë
Kosova dhe Bjellorusia kanë luajtur vetëm një herë mes vete në ndeshjet e parë kualifikuese për Euro 2024.
Takimi i zhvilluar në qershor 2023 përfundoi me fitoren 2-1 të Bjellorusisë.
21/11/2023 19:15-Forma e Kosovës dhe Bjellorusisë
Përfaqësuesja e Kosovës është më në formë sesa ajo e Bjellorusisë para ndeshjes së sotme kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët nga pesë ndeshjet e fundit kanë dy fitore, dy barazim dhe një humbje.
Në anën tjetër, bjellorusët kanë tri barazime, një fitore dhe një humbje.
21/11/2023 18:10-Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë - Bjellorusi
Gjyqtarët nga Bullgaria do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Georgi Kabakov është gjyqtar kryesor, ndërsa Mertin Margaritov dhe Diyan Valkov anësorë.
Gjyqtarë i katërt do të jetë Volen Chinkov, ndërsa Dragomir Draganov dhe Vasimir El-Hatib do të jenë në VAR.
21/11/2023 14:42-Formacioni i mundshëm: Kosovë – Bjellorusi, nuk priten shumë ndryshime nga ndeshja me Zvicrën
Kosova do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Euro 2024.
Ndeshja që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të nisë nga ora 20:45.
Shikoni formacionin e plotë>>>
21/11/2023 14:25-Forma e Kosovës dhe Bjellorusisë në këto kualifikime dhe cila është favorite për të fituar sot
Kosova dhe Bjellorusia do të përballen në ndeshjen e fundit kualifikuese në kuadër të fazës së grupeve për Euro 2024.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
21/11/2023 12:16-Kosova synon ta përmbyllë me fitore kampanjën për Euro 2024, përballet me Bjellorusinë në ‘Fadil Vokrri’
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Dardanët kanë dështuar të kualifikohen nga Grupi I, përkundër se synimi ishte të zinin njërin nga dy vendet e para për të shkuar në Kampionatin Evropian.
21/11/2023 12:14-A është ndeshja e fundit e Glihas si përzgjedhës i Kosovës? Slloveni nuk preferon të përgjigjet
Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media, ku është pyetur edhe për kontratën e tij e cila skadon pas kësaj ndeshje.
Gliha ishte emëruar nga FFK vetëm për ndeshjet e mbetura të fazës së eliminatoreve për Euro 2024.
21/11/2023 12:14-Kosova mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Bjellorusinë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot (e hënë) seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë që zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e “Dardanëve” në kuadër të këtij cikli kualifikues për Euro 2024 dhe Kosova synon tri pikët për të përmbyllur me fitore këtë fushatë kualifikuese.


















































