
- 03/09/2020 23:52-Statistikat tregojnë se Kosova e ka merituar fitoren ndaj Moldavisë
- 03/09/2020 23:42-Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
- 03/09/2020 22:38-Mbyllet ndeshja: Moldavi 1-1 Kosovë
- 03/09/2020 22:33
- 03/09/2020 22:31
- 03/09/2020 22:30
- 03/09/2020 22:27
- 03/09/2020 22:25
- 03/09/2020 22:20
- 03/09/2020 22:17
- 03/09/2020 22:14-Kosova barazon rezultatin
- 03/09/2020 22:09
- 03/09/2020 22:06
- 03/09/2020 22:04
- 03/09/2020 22:03
- 03/09/2020 21:58
- 03/09/2020 21:53
- 03/09/2020 21:52
- 03/09/2020 21:50
- 03/09/2020 21:47
- 03/09/2020 21:32-Mbyllet pjesa e parë
- 03/09/2020 21:30
- 03/09/2020 21:26
- 03/09/2020 21:25
- 03/09/2020 21:20
- 03/09/2020 21:16
- 03/09/2020 21:15
- 03/09/2020 21:08
- 03/09/2020 21:05
- 03/09/2020 21:03
- 03/09/2020 20:59
- 03/09/2020 20:57
- 03/09/2020 20:55
- 03/09/2020 20:52
- 03/09/2020 20:49
- 03/09/2020 20:45
- 03/09/2020 20:43-Intonohen himnet , gati për ndeshje
- 03/09/2020 20:28-Kosova kryen nxehjen, gati për ndeshje
- 03/09/2020 19:56-Formacionet zyrtare: Moldavi - Kosovë, Challandes befason me disa lëvizje
- 03/09/2020 19:13-Moldavia statistika të tmerrshme ndaj Shqipërisë
- 03/09/2020 18:43-Bajram Jashanica i jep zemër Kosovës
- 03/09/2020 17:17-Topi me të cilin do të zhvillohen ndeshjet në Ligën e Kombeve
- 03/09/2020 17:13-Valon Berisha: Sonte do të bëjmë gjithçka për vendin tonë
- 03/09/2020 17:10-Vendosen flamuj në ballkone në përkrahje të Kosovës
- 03/09/2020 16:06-Muriqi i jep ekipit përkapje para ndeshjes
- 03/09/2020 16:03-Kosova ndaj Moldavisë do të luajë me fanella të verdha
- 03/09/2020 14:37-Cili prej futbollistëve tanë ka më shumë gjasa të shënojë gol sipas basteve?
- 03/09/2020 14:18-Kështu do të duket vendosja e Kosovës për ndeshjen me Moldavinë
- 03/09/2020 13:42-Kosova do të luajë në stadiumin 'Ennio Tardini'
- 03/09/2020 13:35-UEFA na kujton magjinë e Rashicës
- 03/09/2020 13:31-Reagimi i Fidan Alitit para përballjes ndaj Moldavisë
- 03/09/2020 12:06-Forma e Kosovës dhe Moldavisë para takimit në Ligën e Kombeve
- 03/09/2020 11:47-Fotografi nga stërvitja në “Ennio Tardini”
- 03/09/2020 11:34-Ndeashja Moldavi - Kosovë në numra
- 03/09/2020 10:54-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi
- 03/09/2020 10:51-Werder Bremeni i uron fat Rashicës
- 03/09/2020 10:46-Kosova ndaj Moldavisë vetëm për fitore
- 03/09/2020 10:40-Ndeshjet që do të luhen sot në Ligën e Kombeve
- 03/09/2020 10:37-“Dardanët” me kërkesë speciale për të gjithë përkrahësit e Përfaqësueses së Kosovës
- 03/09/2020 10:29-Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes
- 03/09/2020 00:37-Fillon rrugëtimi i dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve
Kosova ka marrë vetëm një pikë në përballjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, duke barazuar 1-1 me Moldavinë
Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës.
03/09/2020 23:52-Statistikat tregojnë se Kosova e ka merituar fitoren ndaj Moldavisë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka filluar me barazim 1-1 edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi mori vetëm një pikë ndaj Moldavisë.
Sipas statistikave të ndeshjes, Kosova e ka merituar të fitoi takimin, mirëpo lojtarët tanë ishin të pafat.

03/09/2020 23:42-Challandes i mërzitur me rezultatin, por thotë se ka besim te Kosova
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur në një konferencë për shtyp pas barazimit me Moldavinë.
Kosova e ka nisur me barazim kampanjën e re në Ligën e Kombeve në ndeshjen ndaj Moldavisë me rezultat 1-1. Lexo deklaratën e plotë
03/09/2020 22:38-Mbyllet ndeshja: Moldavi 1-1 Kosovë
Mbyllet ndeshja. Kosova e nis me barazim ndaj Moldavisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve
03/09/2020 22:33
90' Mbyllet koha e rregullt. Pesë minuta shtesë.
03/09/2020 22:31
89' Paqarada harkon bukur, Hadërgjonaj gjuan me kokë ngjitur me shtyllën.
03/09/2020 22:30
87' Rast i mirë për Kosovën, por Zeneli nuk ia arrin ta shtyjë topin në rrjetë.
03/09/2020 22:27
84' Celina harkon bukur në zonë te Rashani i cili nuk e qëllon topin si duhet.
03/09/2020 22:25
82' Celina dhe Kololli kombinojnë bukur, ky i fundit gjuan mbi portë.
03/09/2020 22:20
77' Rashani provon bukur, por pa sukses. Kosova po kërkon fitoren.
03/09/2020 22:17
75' Del Rashica, futet Rashani.
03/09/2020 22:14-Kosova barazon rezultatin
71' GOOOOOOL! Barazon Kosova. Valon Berisha asiston bukur te Kololli, i cili gjuan me të parë dhe shënon për 1-1.
03/09/2020 22:09
65' Rashica gjuan fuqishëm, portieri moldav Coselev me shumë mund largon topin i cili kthehet te Hadërgjonaj, por goditja me kokë e këtij të fundit ishte e plogësht.
03/09/2020 22:06
64' Celina tenton goditjen, por ishte e plogësht.
03/09/2020 22:04
61' Kololli gjuan me kokë, por ishte në pozitë jashtë lojës.
03/09/2020 22:03
60' Challandes kryen dy zëvendësime. Vojvoda dhe Shala dalin nga loja, futen Hadërgjonaj dhe Celina.
03/09/2020 21:58
55' Zëvendësim te Moldavia. Futet Cociuc në vend të Caimacov.
03/09/2020 21:53
50' Kombinime të bukura të Zenelit dhe Berishës. Ky i fundit gjuan, por jashtë portës.
03/09/2020 21:52
49' Aksion i rrjedhshëm i Kosovës. Berisha luan me Rashicë, ky i fundit pason te Vojvoda, i cili nuk arrin ta gjen Kolollin në qendër.
03/09/2020 21:50
47' Harkim në zonë. Moldavët largojnë topin, djelmoshat tanë kërkojnë penallti, por gjyqtari hesht.
03/09/2020 21:47
46' Fillon pjesa e dytë. Challandes vazhdon me formacionin e njëjtë.
03/09/2020 21:32-Mbyllet pjesa e parë
45' Pjesa e parë është mbyll me epërsinë e Moldavisë (1-0).
03/09/2020 21:30
45' Berisha harkon në zonë, por në duart e portierit.
03/09/2020 21:26
40' Shala gjuan, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.
03/09/2020 21:25
39’ Ionita ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Berishës.
03/09/2020 21:20
35' Kololli tenton ta gjejë në zonë Zenelin, por goditja e këtij të fundit bllokohet.
03/09/2020 21:16
32' Herolind Shala ndëshkohet me kartonë të verdhë.
03/09/2020 21:15
30' Kosova po dominon lojën, por nuk po ia arrin të rrezikojë.
03/09/2020 21:08
22' Kosova po tenton të këndellet pas golit. Aksion i gjatë i djemve tanë, po harkimi i Vojvodës ishte i lartë.
03/09/2020 21:05
19' Gol! Moldavia shënon për 1-0. Ion Nicolaescu tund rrejtën me një goditje nga afër.
NICOLAESCU 1-0 MOLDOVA ! pic.twitter.com/0IGpB7PrVs
— Feuille de Match VOD X (@FeuilleX) September 3, 2020
03/09/2020 21:03
18' Berisha asiston te Kololli i cili gjuan me volej, por mbi portë. Kosova po e kërkon golin.
03/09/2020 20:59
14' Moldavia tenton të rrezikojë, por harkimi në zonë u ndal nga Aro Muric.
03/09/2020 20:57
12' Kololli rrezikon, por ishte në pozitë jashtë lojës.
03/09/2020 20:55
9' Disa pasime të bukura të Kosovës, ku Berisha futet në zonë tenton të harkojë, por mbrojtja intervenon.
03/09/2020 20:52
7' Rashica rrezikon, gjuan nga brenda zonës, por jashtë.
03/09/2020 20:49
4' Kololli harkon nga këndi, por Rrahmani nuk ia arrin të gjuan me kokë.
03/09/2020 20:45
1' Fillon ndeshje, Moldavia luan topin e parë nga mesi.
03/09/2020 20:43-Intonohen himnet , gati për ndeshje
Formacioni i Kosovës, ka dalur në fushë, ndërsa himnet e të dyja ekipeve janë intonuar.
03/09/2020 20:28-Kosova kryen nxehjen, gati për ndeshje
Kosova ka kryer nxehjen për 30 minuta, para përballjes me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skuadra duket gati dhe e gatshme për fitore.
03/09/2020 19:56-Formacionet zyrtare: Moldavi - Kosovë, Challandes befason me disa lëvizje
Përfaqësuesja e Kosovës sonte (3 shtator) po rikthehet në aksion në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ në sezonin e parë të garës së dytë më të madhe të UEFA-s për kombëtaret, ishin në Ligën D, por që arritën të përfundonin në vendin e parë, për të fituar promovimin në atë C.
Për këtë sfidë, Bernard Challndes ka vendosur që të bëj disa ndryshime në formacion.
Formacioni startues i Moldavisë: Kosalves, Mudrac, Posmac, Armas, Platica, Rata, Ionita, Carp, Reabciuk, Nicolaescu, Cimacov.
Formacioni startues i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Shala, Kryeziu; Rashica, Berisha, Zeneli; Kololli.
03/09/2020 19:13-Moldavia statistika të tmerrshme ndaj Shqipërisë
Kosova nuk ka luajtur asnjëherë ndaj Moldavisë, por futbollistët nga Kosova kanë kontribuar në fitoret ndaj kësaj përfaqësuese.
Moldavia, që është në seri prej tetë humbjeve rresht, ka luajtur pesë herë ndaj Shqipërisë deri më tani. Ka katër humbje e një barazim në miqësore.
Dy herë Shqipëria e mposhti Moldavinë në vitin 1995, me rezultatin 3-0 dhe 3-2. Një ndeshje miqësore e vitit 2012 përfundoi pa gola.
Dy humbjet e fundit Moldavia me Shqipërinë i ka vitin e kaluar. Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Moldavisë në Elbasan, ndërsa fitoi në Chisinau 4-0.
03/09/2020 18:43-Bajram Jashanica i jep zemër Kosovës
Me fillim nga ora 20:45 në “Stadio Ennio Tardini” në Parma të Italisë, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në Ligën C.
Në mesin e futbollistëve që i kanë dërguar mesazhe motivuese Kosovës është edhe futbollisti, Bajram Jashanica, që më herët ka qenë pjesë e ekipit.
Jashanica shkroi në profilin e tij zyrtar: “Forca djema, forca Kosova”.
03/09/2020 17:17-Topi me të cilin do të zhvillohen ndeshjet në Ligën e Kombeve
Kosova do të përballen me Moldavinë në "Ennio Tardini" në Itali me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa është publikuar edhe një foto e topit zyrtar me të cilin do të zhvillohen ndeshjet.
“Të gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare”, ka shkruar “UEFA EURO 2020”.
03/09/2020 17:13-Valon Berisha: Sonte do të bëjmë gjithçka për vendin tonë
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka publikuar një mesazh të fuqishëm para ndeshjes me Moldavinë.
“Sonte, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për vendin tonë”, ka shkruar Berisha.
Ai pritet të jetë startues në ndeshjen e sotme.
03/09/2020 17:10-Vendosen flamuj në ballkone në përkrahje të Kosovës
Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, "Dardanët" nuk do të munden ta mbështesin Kosovën nga stadiumi në ndeshjen ndaj Moldavisë.
Djelmoshat e Bernard Challandesit do të përballen me Moldavinë në "Ennio Tardini" në Itali me fillim nga ora 20:45.
Tifo-grupi "Dardanët" me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" kanë publikuar fotografi nga disa ndërtesa në Prishtinë.
03/09/2020 16:06-Muriqi i jep ekipit përkapje para ndeshjes
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka motivuar bashkëlojtarët e tij për ndeshjen ndaj Moldavisë, duke postuar në rrjetin social Twitter dy foto me përshkrimin "Forca Kosova. Besa besë".
Vlen të theksohet se Muriqi nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit.
03/09/2020 16:03-Kosova ndaj Moldavisë do të luajë me fanella të verdha
03/09/2020 14:37-Cili prej futbollistëve tanë ka më shumë gjasa të shënojë gol sipas basteve?
Kosova sot nis edicionin e dytë në Ligën e Kombeve, ku do të luajë nga ora 20:45 në “Ennio Tardini” në Parma të Italisë ndaj Moldavisë.
Interesimi për këtë sfidë është i madh derisa bastoret kanë nisur të japin parashikime interesante.
Sipas "BET 365” dy lojtarët që kanë më shumë gjasa të shënojnë janë Atdhe Nuhiu e Elbasan Rashani duke u kotur me 2.75.
Pas këtyre me kuotë të njëjtë 2.87 kanë Florent Hasani e Milot Rashica, derisa Arbër Zeneli ka kuotën 3.5.
Më me se paku shanse është Mërgim Vojvoda që kap kuotën 15.00
03/09/2020 14:18-Kështu do të duket vendosja e Kosovës për ndeshjen me Moldavinë
Kosova do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë në “Ennio Tardini”.
Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje do t’iu jap më shumë hapësirë atyre që nuk do të mund të luajnë ndaj Greqisë.
Milot Rashica, Hekuren Kryeziu dhe Benjamin Kololli pas kësaj ndeshje do të largohen drejt vendeve ku luajnë.
Më poshtë e gjeni formacionin se si mund të rreshtohet Kosova në këtë ndeshje
03/09/2020 13:42-Kosova do të luajë në stadiumin 'Ennio Tardini'
Përfaqësuesja e Kosovës ndaj Moldavisë do të luajë në Itali, në stadiumin e ekipit të Parmas, 'Ennio Tardini'.


03/09/2020 13:35-UEFA na kujton magjinë e Rashicës
Faqja gjermane e UEFA-s ia ka kujtuar të gjithë ndjekësve të saj magjinë e golit të Milot Rashicës ndaj Ishujve Faroe. Ylli i Kosovës pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Moldavisë.
03/09/2020 13:31-Reagimi i Fidan Alitit para përballjes ndaj Moldavisë
03/09/2020 12:06-Forma e Kosovës dhe Moldavisë para takimit në Ligën e Kombeve
Ekipi i Bernard Challandes qëndron më mirë në këtë aspekt, edhe pse ka tre humbje radhazi në tri ndeshjet e fundit.
Përveç humbjes në miqësore luksi me Suedinë, Kosova u mposht edhe nga Anglia dhe Çekia në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian.
Në anën tjetër, nga dhjetë ndeshjes Dardanët kanë katër fitore, dy barazim dhe katër humbje.
Fitoret ishin ndaj Malit të Zi, Gjibraltarit, Çekisë në shtëpi dhe Bullgarisë në udhëtim, ndërsa barazuan ndaj Malit të Zi në udhëtim dhe Bullgarisë në shtëpi.
Moldavia ka tetë humbje radhazi nga tetë ndeshjet e fundit, ndërsa nga dhjetë ndeshje ka nëntë humbje e një fitore ndaj Andorrës.
03/09/2020 11:47-Fotografi nga stërvitja në “Ennio Tardini”
Përfaqësuesja e Kosovës e ka kryer seancën e fundit stërvitore në prag të duelit me Moldavinë, që zhvillohet enjten në orën 20:45. Më poshtë keni disa fotografi...
03/09/2020 11:34-Ndeashja Moldavi - Kosovë në numra
Përfaqësuesja e Kosovës është dukshëm më e vlefshme se ajo e Moldavisë, vlera e ekipit të 'Dardanëve' është 69 milionë euro (lojtari më i vlefshëm Milot Rashica me 22 milionë euro), kurse ajo moldave vetëm 10 milionë (lojtari më i vlefshëm Artur Ionita me 2.5 milionë euro). Për moshën mesatare dhe detaje tjera, lexo lajmin e plotë.

03/09/2020 10:54-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë – Challandes me disa befasi
Formacioni i Kosovës nga Telegrafi Sport: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli; Shala, H.Kryeziu; Hadergjonaj, Berisha, Celina; Rashica.

03/09/2020 10:51-Werder Bremeni i uron fat Rashicës
Faqja në versionin anglisht e Werder Bremenit në Twitter ia ka uruar fat Milot Rashicës në ndeshjen ndaj Moldavisë.
03/09/2020 10:46-Kosova ndaj Moldavisë vetëm për fitore
"Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore. Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë", ka thënë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes.

03/09/2020 10:40-Ndeshjet që do të luhen sot në Ligën e Kombeve
Nuk mungojnë takimet interesante, që pas përfundimit të Kosovës ia vlen të shikohet edhe repriza e tyre. Një nga ato është ajo mes Gjermanisë dhe Spanjës.
03/09/2020 10:37-“Dardanët” me kërkesë speciale për të gjithë përkrahësit e Përfaqësueses së Kosovës
Dardanët kanë bërë një kërkesë speciale për përkrahësit e Përfaqësues së Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Grupi zyrtar i tifozëve kanë kërkuar nga tifozët që të dalin në ballkonet e tyre dhe të duartrokasin në minutën e 9-të të ndeshjes së parë në nderim të legjendës Fadil Vokrri. Për më shumë detaje lexo lajmin e plotë.
03/09/2020 10:29-Milot Rashica paralajmëron Moldavinë para ndeshjes
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka paralajmëruar rivalët e Moldavisë para takimit të sotëm (e enjte) në Ligën e Kombeve.
03/09/2020 00:37-Fillon rrugëtimi i dytë për Kosovën në Ligën e Kombeve
Në Stadio Ennio Tardini në Parma të Italisë, me fillim nga ora 20:45, Kosova luan kundër Moldavisë, duke shënuar kështu nisjen e rrugëtimit në Ligën e Kombeve për herë të dytë prej se kjo garë është futur në kalendarin e UEFA-së.
Përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur probleme me tubimin e lojtarëve, meqë shtatë prej tyre janë bashkuar vetëm një ditë para sfidës. Ai vuri në pah se Moldavia është një test i rëndësishëm për Kosovën, derisa theksoi se do të hyjnë për ta fituar këtë ndeshje.
“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore. Është një ndeshje garuese dhe në ndeshje të tilla është e qartë se luajmë gjithmonë për fitore. Pa dyshim është një test i mirë për ne, prandaj është e rëndësishme që përveç lojës së mirë edhe të fitojmë”, ka theksuar Challandes.
“Natyrisht se para një ndeshje të tillë nuk është mënyra më e mirë që të kesh vetëm një stërvitje me ekipin, por nuk mund ta ndryshojmë gjendjen. Gjithçka në këto rrethana është ndryshe, andaj duhet ta bëjmë më të mirën në kushtet dhe situatën që ndodhemi. Është e qartë se ka dallime në formën e lojtarëve, por po e përshtatim punën për secilin prej tyre”, ka shtuar Challandes.































































