Përfaqësuesja e Kosovës e ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Në xhiron e pestë të kësaj gare, në kuadër të Grupit 3 në Ligën D, skuadra jonë ka triumfuar me rezultat bindës (5-0) si mysafir i Maltës.


Me këtë fitore, Kosova vazhdon kryesimin e grupit dhe gjithçka do të vendoset në takimin e të martës ndaj Azerbajxhanit.

Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.

17/11/2018 19:59-Festa e fitores

46480021 2181028912145467 19801783509450752 n

17/11/2018 19:53-Përfundon ndeshja: Malta 0-5 Kosova

46359036 920259041509251 7651460074337992704 n

17/11/2018 19:44-86: Malta 0-5 Kosova

Milot Rashica shënon gol të bukur

capture 20181117 194257

17/11/2018 19:42

Shkëlqim Demhasaj futet në lojë, largohet Muriqi.

17/11/2018 19:39-GOL: Malta 0-4 Kosova

Nuk ndalet Donis Avdijaj, shënon edhe golin e dytë personal në ndeshje.

Avdijaj

17/11/2018 19:36-GOL: Malta 0-3 Kosova

78': Donis Avdijaj shënon golin e parë me fanellën e Kosovës pas asistimit të bukur nga Vedat Muriqi.

46404141 267936287245863 983915327488262144 n

17/11/2018 19:34-Kosova drejt një tjetër fitore të rëndësishme

46501238 879699878899636 1048541970974113792 n

17/11/2018 19:29-GOL: Maltë 0-2 Kosovë

69': Benjamin Kololli shënon gol të bukur, anësori i mbrojtjes befason portierin me një parabolë fantastike.

Kololli Foto: Gjirafa/RTK

17/11/2018 19:23-Vjen edhe kartoni i tretë në ndeshje

65': Effiong ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes në Herolind Shalën.

17/11/2018 19:20-Zëvëndësimi i parë i Kosovës

Valon Berisha largohet nga loja, futet Besar Halimi.

17/11/2018 19:12-Kosova vazhdon të kërkojë golin e dytë

Benjamin Kololli pas një vrapimi të bukur harkoi në zonë, por nuk gjeti asnjë nga bashkëlojtarët e tij.

17/11/2018 19:10-Malta ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë

52' Briffa është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në ndeshje.

17/11/2018 19:02-Fillon pjesa e dytë

46' Djelmoshat e Kosovës shqelmojnë topin e parë në pjesë e dytë të ndeshjes ndaj Maltës.

17/11/2018 18:50-Maltë 0-1 Kosovë, statistikat e pjesës së parë

Kosova e dominoi Maltën në pjesën e parë. Sulmoi më më shumë portën kundërshtare dhe mbajti topin në posedim.

[related-to url="https://telegrafi.com/malte-0-1-kosove-statistikat-e-pjeses-se-pare-dominon-kosova/"]

17/11/2018 18:46-Përfundon pjesa e parë, Maltë 0-1 Kosovë

2018/11/46394138_1979347315704067_7773616602162921472_n.jpg

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me dominim total të Përfaqësueses së Kosovës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të.

Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi me lehtësi pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.

Ky gol erdhi pas asistimit të Milot Rashicës.

17/11/2018 18:42-Portieri i Maltës ia mohon golin Berishës

40' Valon Berisha ishte afër golit, por goditja e tij u prit nga portieri Hogg. Ky rast erdhi pas një aksion perfekt të Kosovës, ku në fund asistoi përsëri Mërgim Vojvoda.

17/11/2018 18:36-Valon Berisha afër golit

35' Kosova ishte afër golit të dytë. Valon Berisha goditi mbi portë pas asistimit të mirë të Mërgim Vojvodës.

17/11/2018 18:32-Statistikat deri në minutën e 28-të, dominon Kosova

Kosova ka shënuar gol me gjuajtjen e vetme në portë, por djelmoshat tonë kanë gjuajtur edhe katër herë tjera jashtë portës kundërshtare. Kosova ndaj Maltës ka dhe posedimin e topit (42% - 58%), por dukshëm edhe më shumë pasime (nga 126 pasim, 103 të kompletuara).

capture 20181117 182922

17/11/2018 18:27-Kartoni i parë në ndeshje

25' Mbrojtësi i Maltës, Mbong, është ndëshkuar me kartonë të verdhë pasi ka penguar një depërtim të Benjamin Kolollit.

17/11/2018 18:24-Rast për gol nga Zeneli

28': Arbër Zeneli kishte rast për gol, por gjuajti jashtë portës kundërshtare

17/11/2018 18:20-Festa e lojtarëve të Kosovës te goli i parë ndaj Maltës

46370959 339868460149704 4151483858958680064 n

46429767 739927173022136 6948809502091116544 n

17/11/2018 18:17-GOL: Kosova kalon në epërsi ndaj Maltës

14': Vedat Muriqi nuk gabon para portës kundërshtare, kalon Kosovën në epërsi ndaj Maltës.

46362780 859104050962901 7822565678715502592 n

17/11/2018 18:07-Për çdo aksion, rast për gol

6' Kosova ka rrezikuar përsëri Maltën. Herolind Shala ka goditur mirë me të majtën, por goditja e tij ka gjetur vetëm rrjetën e jashtme.

17/11/2018 18:03-Dardanët afër golit

2' Vedat Muriqi rrezikon me një goditje me kokë, por goditja e tij shkon mbi portë pas harkimit të saktë të Milot Rashicës.

17/11/2018 18:02-Kosova rrezikon pas vetëm 40 sekondave

Kosova ka krijuar menjëherë rastin e parë, por Benjamin Kololli nuk ishte i vëmendshëm në fund dhe goditja e tij u prit nga mbrojtësi kundërshtar.

17/11/2018 18:01-Fillon ndeshja Maltë - Kosovë

Të parët që nisin topin nga mesi i fushës janë futbollistët vendas të Maltës.

17/11/2018 17:59

Momenti i fotografisë zyrtare i lojtarëve titullarë

46394138 1979347315704067 7773616602162921472 n

17/11/2018 17:58-Maltë - Kosovë, intonimi i himneve

46423669 204455957134791 4769866485663268864 n

17/11/2018 17:51-Në stadiumin Ta' Qali në Maltë janë rreth 500 tifozë

46463903 2247541502146801 6572835280544333824 n

17/11/2018 17:48-Përgatitjet e fundit para ndeshjes

46377532 337446416811527 1231448826926071808 n

46482241 998096163725804 6547535036952870912 n

17/11/2018 17:33

Së bashku me tifozët i pranishëm në stadiumin Ta' Qali është edhe anëtari i kryesisë së FFK-së, Mirsad Çollaku.

46438337 256533358553073 504827836041789440 n

17/11/2018 17:19-Fitorja ndaj Maltës mund ta kualifikojë Kosovën

2018/10/Kosova-Malta-foto-Ridvan-Slivova-92.jpg14:"Ridvan Slivova

Një fitore në udhëtim te Malta mund ta kualifikojë Kosovën nga Grupi C i Ligës D në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, ndeshja tjetër në mes të Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe duhet të përfundojë me fitoren e mysafirëve.

Edhe një barazim nga ky takim do ta kualifikonte Kosovën.

Në rast fitore të Azerbajxhanit, ndeshja e fundit do ta vendoste liderin e grupit.

17/11/2018 17:15

Zhveshtorja e Maltës është gati para takimit me Kosovën.

17/11/2018 17:01-Siguria në stadiumin Ta' Qali

Federata e Futbollit e Maltës e ka cilësuar ndeshjen ndaj Kosovës me rrezikshmëri të lartë pasi në vendin e tyre komuniteti serb është shumë i pranishëm.

Federata e Maltës ka shkuar aq larg sa kompanisë që merret me sigurinë në stadium ia ka ndaluar të ketë pjesëtarë të kombësisë serbe për këtë ndeshje.

46434286 1051120295058018 8771847906052276224 n

17/11/2018 16:56-A e dini se..?

2018/10/Kosova-Malta-foto-Ridvan-Slivova-83-1-e1542470186835.jpg14:"Ridvan Slivova

Kosova dhe Malta kanë zhvilluar vetëm një ndeshje mes vete.

Ndeshja e vetme mes këtyre dy Përfaqësueseve është zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Këtë takim e ka fituar Kosova me rezultat 3-1.

kos malt

Golat në këtë ndeshje për Dardanët i kanë shënuar Benjamin Kololli (30', 81') dhe Vedat Muriqi (68').

17/11/2018 16:51-Këta janë gjyqtarët e ndeshjes Maltë - Kosovë

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Maltës i është besuar katërshes së gjyqtarëve polak.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Bartosz Frankowski.

Dy gjyqtarët anësor do të jenë Marcin Boniek dhe Dawid Igor Golis.

Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Adam Kupsik.

17/11/2018 16:48-Hekuran Kryeziu dhe Shkelqim Demhasaj janë gati

20181117 164723

17/11/2018 16:44-Lojtarët e Kosovës dalin në fushën e stadiumit Ta' Qali në Maltë

20181117 164014

20181117 163823

17/11/2018 16:42-Në zhveshtoren e Kosovës çdo gjë është gati

20181117 163625 e1542469155694

17/11/2018 16:39-Deklarata e trajnerit Bernard Challandes në konferencën për shtyp

Challandes: "Në këtë pikë po shohim se kemi shanse reale për ta mbyllur edicionin në vendin e parë të grupit, ndaj u kam kërkuar lojtarëve përqendrim, për të marrë maksimumin”.

challande

Lexoni deklaratën e plotë

17/11/2018 16:37-Formacionet zyrtare, Malta - Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maltës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. 

Kosova është mysafire e Maltës në ndeshjen e vlefshme për Grupi 3 në Ligën D.

Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 18:00 në stadiumin Ta Qali.

[related-to url="https://telegrafi.com/formacionet-zyrtare-malta-kosova/" title="LEXONI LAJMIN E PLOTË PËR FORMACIONET"]

Bernard Challandes ka publikuar tashmë formacionin zyrtare.

Ashtu siç ju ka njoftuar Telegrafi, aty nuk shihet asnjë befasi dhe Challandes ka zgjedhur më të mirët.

Malte Kosove

17/11/2018 16:33-Tifozët e Kosovës janë të pranishëm në Stadiumin Kombëtar "Ta' Qali"

Të gjithë në mbështetje të Përfaqësueses!

kosova 3

kosova 4

kosova 2

kosova 1 1

17/11/2018 16:31-Deklarata e Hekuran Kryeziut në konferencën për shtyp

Kryeziu: “Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi dhe jemi përqendruar maksimalisht”.

kryeziu 1

Lexoni deklaratën e plotë

17/11/2018 16:30-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maltës

Lexojeni lajmin e plotë