Live: Afati kalimtar minutë pas minute

Transferimi i Mesut Ozil i kaloi të gjitha parashikimet, duke e lënë nën hije Gareth Balen. 50 milionë eurot e shpenzuara nga Arsene Wenger shkaktuan emocione të mëdha gjatë ditës. Telegrafi e zyrtarizoi transferin rreth pesë orë para konfirmimit në faqen zyrtare dhe si zakonisht ishim korrekt për publikun. Ozil dhe Wenger u shprehën të ngazëllyer për marrëveshjen e shpejt.
Teksa prej lojtarëve ishte Ozil ai që i rrëmbeu të gjitha kryetitujt e mediave botërore, nga klubet ishte Manchester United që realizoi për pak një mrekulli. Marouane Fellaini në minutën e fundit nënshkroi për Unitedin në një marrëveshje të vlefshme 32 milionë euro, teksa për pak ishte edhe huazimi i Fabio Coentraos në Old Trafford, tratativë që për disa sekonda nuk rezultoi me sukses për shkak të dërgimit të dokumentacionit në FIFA.
Por, klubi më fitimtar në ditën e fundit të afatit kalimtar mund të themi se është Evertoni. Pesë konfirmime në një postim në faqen zyrtare. Tri prurje fantastike në Romelu Lukakun, James McCarthyn dhe Gareth Barryn e bënë Evertonin fitimtarin më të madh, përkundër largimit të Fellainit dhe Anichebes. 15 milionë funte do t’i fusë në xhep klubi nga Godisson Park, teksa ka marrë tri lojtarë, të gjithë në momentet e fundit të afatit kalimtar.
Në Spanjë u derdh më shumë lot se sa para në ditën e fundit të afatit kalimtar. Dominoi prezantimi i Bales, i cili ra nën hije më vonë nga kalimi i Ozil, i cili shkaktoi trishtim në Madrid. Barcelona mbeti e qetë.
Italianët nuk ishin aq aktivë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror. Kaka u konfirmua te Milani dhe kreu testet mjekësore. Milani tentoi për Davide Astorin e Cagliarit, por ashtu sikurse edhe Juventusit, presidenti i klubit sicilian, Massimo Cellino ua bëri me dije se ata s’do ta marrin Astorin dhe Nainggolan. Ashtu edhe ndodhi. Interi nuk bëri ndonjë transferim, por e largoi Obin si huazim. Roma ishte pranë Quagliarellas, por si ky edhe kalimi i Gilardinos nuk u realizua.
Më poshtë gjeni gjithë atë që ka ndodhur gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar minutë pas minute, spekulimet dhe emocionet... të gjitha. Të gjitha i përjetuar live dhe ekskluzivisht te Telegrafi.com.
Faleminderit të gjithëve që na përcollët dhe ishit pjesë e kësaj dite të jashtëzakonshme, shihemi në afatin kalimtar të janarit....
Transferimet e kompletuara në ditën e fundit të afatit kalimtar:
Liga Premier:
Marko Arnautovic (nga Werder Bremen te Stoke) – shuma e pazbuluar
Tiago Ilori (nga Sporting Lisbon te Liverpool) për 7 milionë funte
Mamadou Sakho (nga Paris Saint-Germain te Liverpool) për 18 milionë euro
Victor Moses (nga Chelsea te Liverpool) – huazim
Morgan Amalfitano (nga Marseille te West Bromwich Albion) – huazim
Andrea Dossena (nga Naoli te Sunderland)
Mesut Ozil (nga Real Madridi te Arsenali) - 50 milionë euro
Emiliano Viviano (nga Real Madridi te Arsenali) - huazim
Libor Kozak (nga Lazio te Aston Villa) - Blerje komplete
Marouane Fellaini (nga Evertoni te Manchester United) - 32 milionë euro
Victor Anichebe (nga Evertoni te WBA) - 6 milionë funte
Gareth Barry (nga Manchester City te Evertoni) - huazim
Romelu Lukaku (nga Chelea te Evertoni) - huazim
James McCarthy (nga Wigani te Evertoni) - 13 milionë funte
Serie A
Kaka (nga Real Madrid te AC Milan) – transferim i lirë
Luca Marrone (nga Juventus te Sassuolo) – bashkëpronësi
Domenico Berardi (nga Sassuolo te Juventusi) - shkëmbim
Andrea Petagna (nga Milani te Sampdoria) - huazim
Joel Obi (nga Interi te Parma) - huazim
La Liga
Denis Cheryshev (nga Real Madrid te Sevilla) – huazim
Lisandro Lopez (nga Benfica te Getafe) – huazim njësezonal
Fabio Coentrao nuk shkon te United
Dokumentacioni nuk ka arritur të kompletohet për pak sekonda dhe kështu Coentrao mbetet lojtar i Realit, ashtu sikurse edhe Siqueira lojtar i Granadas.
Thuhet se United kompletoi dokumentacionin për Coentraon, por Reali nuk e arriti në kohë kompletimin e të gjitha detajeve për Siqueiran, kështu që Reali bllokoi në momentet e fundit largimin e Coentraos.
Dështon kjo tratativë për Unitedin, por së paku Djajtë kanë kompletuar transferimin e Fellainit.
Në ndërkohë, teksa po presim më të rejat për Fabio Coentraon dhe Manchester Unitedin...
Zyrtare: QPR transferon Tom Carroll dhe Niko Kranjcar
Pa qartësi të mëdha për Fabio Coentraon. Disa media thonë se marrëveshja u pranua nga FIFA, e disa thonë se nuk është arritur të futet në sistem.
Real Madridi thuhet se mund të ketë penguar transferimin e Coentraos për shkak se nuk arriti që në kohë të sigurojë mbrojtësin Siqueira nga Granada si zëvëndësues të Coentraos. Komplikacione...komplikacione gjithandej, por qëndroni me ne për ndonjë konfirmim.
Kush e ka menduar këtë të dashur miq... Manchester United që u besua se nuk do të transferonte asnjë lojtar, ka arritur të sigurojë zyrtarisht Marouane Fellainin, teksa besohet se ka arritur huazimin edhe të Fabio Coentraos në minutën e fundit të afatit kalimtar. E pabesueshme... qëndroni me ne për informacione shtesë...
Marca raporton se Manchester United ka arritur të sigurojë Fabio Coentraon nga Real Madridi në formë huazimi.
Zyrtare: Evertoni ka sjellë Gareth Barryn në formë huazimi, James McCarhtyn për 13 milionë funte dhe Romelu Lukakun. Punë e shkëlqyer nga Evertoni që kompensoi shitjen e Fellainit te United.
Zyrtare: Marouane Fellaini lojtar i Manchester United
Evertoni ka konfirmuar shitjen e Marouane Fellainit te Manchester United për 32 milionë euro. Lexo më shumë...
Sqarim: Edhe pse afati kalimtar është i mbyllur, Telegrafi vazhdon me transmetimin në kohë reale.
Kjo pasi klubet që kanë arritur marrëveshjet në minutat e fundit i bëjnë publike transferet pas mesnate. Sipas FIFA-s, transferet brenda një kampionati mund të bëhen pa problem nëse dorëzohet vetëm nënshkrimi i klubeve dhe lojtarit, teksa më e ndërluar është për transferet mes shteteve të ndryshme, pasi duhet të hyjnë në sistemin e FIFA-s, i cili u mbyll në ora 00:00.
Manchester Unitedi e ka kërkuar mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Fabio Coentrao, mirëpo nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.
Zyrtare: Romelu Lukaku është pajtuar që t’i bashkohet Evertonit në formë huazimi përkundër ofertës së fundit të West Bromit për ta rrëmbyer atë. Raporti i plotë....
Sensacionale – Evertoni thuhet se ka transferuar në minutën e fundit James McCarhtyn, Romelu Lukakun dhe Gareth Barryn. Edhe Marouane Fellaini besohet se ka kaluar te Manchester United. Pas pak më shumë...
Jack Wilshere ka uruar në Twitter ardhjen e Mesut Ozil në Emirates
"“Transferimi i kësaj vere. E thjeshtë! Lojtar fantastik, i njëjtë si Arsenali. Mirë se vjen Mesut Ozil”.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me transferimin e Marouane Fellainit te Manchester United. Ander Herrera e dimë se nuk do të kalojë në Old Trafford. Qëndroni për të mësuar se çfarë po ndodh me Fellainin...
00:00 - Mbaron afati kalimtar veror në gjithë Evropën
Pas pak për transferet e finalizuara në momentet e fundit. Telegrafi nuk e mbaron këtu transmetimin 'live', tani vetëm sa ka filluar...
23:55 – “Mirë se vjen Mesut Ozil. Çfarë lojtari fantastik...”, Santi Cazorla në Twitter.
23:48 - Wenger konfirmon me krenari nënshkrimin e Ozil
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, me plot entuziazëm ka konfirmuar transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil, në Emirates. Lexo deklaratën e plotë...
23:46 - Ozil: Faleminderit Realit, tani jam i Arsenalit
Mesut Ozil e ka konfirmuar kalimin e tij te Arsenali, me një mesazh lamtumirës për Real Madridin dhe me një deklaratë tejet ngazëllyese nga ana e tij në faqen zyrtare të klubit të tij të ri. Lexo deklaratën e plotë...
23:37 - “Jam i ngazëllyer që po i bashkohem Arsenalit”, Mesut Ozil. Së shpejti deklarata e plotë.
23:33 – Arsene Wenger konfirmon transferimin e Ozil. Pas pak raporti i plotë...
23:30 – Pas pak fjalët e Ozil si lojtar i Arsenalit, por na lejoni t’iu themi se e nxehtë është edhe situata për Juan Matan. Thjesht Chelsea duhet ta pranojë ofertën, lojtari ka arritur marrëveshje me PSG-në.
23:29 – LAJM I FUNDIT – Mesut Ozil ka konfirmuar kalimin te Arsenali. Së shpejti fjalët e tij...
23:26 - Mesfushori i ri i Tottenhamit, Christian Eriksen, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që ta dërgojnë skuadrën në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Danezi thotë se Spursat duhet ta përfundojnë sezonin 2013/2014 në njërën nga tri pozitat e para në tabelë. Lexo më shumë...
22:24 - Shumë shpejt konfirmimi në faqet zyrtare nga Real Madridi dhe Arsenali për largimin e Mesut Ozil nga klubi.
23:22 - Zyrtare: Andrea Dossena kalon nga Napoli te Sunderlandi.
23:19 – Ozil është lojtar i Arsenalit, e përsërisim. Këtë edhe një herë e ka konfirmuar Andy White për BBC nga Madridi, ku zyrtarët e Realit kanë njoftuar zyrtarët e La Ligas se Mesut Ozil nuk është më lojtar i klubit mbretëror.
23:16 - Mediat franceze raportojnë se Juan Mata është pajtuar t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, mirëpo asgjë nuk është kompletuar, pasi që Chelsea akoma nuk e ka pranuar ofertën e kampionit të Ligue 1.
23:12 - Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është shprehur mjaft i kënaqur me mënyrën si ka shkuar afati kalimtar veror për skuadrën e tij. Blerjen e Mamadou Sakhos, ai e ka konsideruar si një transferim masiv. Lexo më shumë...
23:10 - LFP konfirmon, Ozil nuk është më lojtar i Realit. Ai është larguar nga lista e lojtarëve që luajnë në La Liga.
23:04 – Zyrtare: Fabio Borini kalon në formë huazimi nga Liverpooli te Sunderlandi.
23:03 – Shokuese për tifozët e Mancheste United. Negociatat për transferimin e Ander Herreras në Old Trafford kanë dështuar. United do të përpiqet që të kompletojë transferimin e vetëm një mesfushori (Fellainit), përkundër faktit se u mundua për të dytë. Lajmin e konfirmon eksperti Guillem Balague.
23:01 – Mbyllet afati kalimtar veror i transferimeve në Itali. Qëndroni me ne për njoftimet më të reja nëse është kompletuar ndonjë transfer në minutat e fundit.
22:57 – Mesut Ozil duke hyrë në hotelin e kombëtares. Mijëra tifozë në pritje të tij. Ai është parë duke dalë nga vetura për t’u futur në hotel teksa po flitet për konfirmimin e kalimit të tij te Real Madridi. Për më shumë, video...
22:49 - Wigani ka konfirmuar huazimin e Nick Powell nga Manchester Unitedi. 19-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e klubit të ri gjatë sezonit 2013/2014.
22:46 – Të kthehemi pak te rasti Keisuke Honda. Çfarë lëshimi ka bërë Milani... e pabesueshme. Adriano Galliani ka vendosur ta marrë lojtarin në janar në parametra zero, pasi që ka refuzuar të paguajë dy milionë euro për lojtarin që i kërkonte CSKA. Afati kalimtar në Rusi ka mbaruar, Honda mbetet në CSKA deri në janar.
22:42 – Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar. Mo Farah, i cili po qëndron në një kamp stërvitor në Jug të Francës ka thënë se nuk do të flejë derisa të informohet sigurt që Ozil është transferuar te Arsenali. Transferimi është konfirmuar nga të gjitha mediat dhe nga vet zyrtarë të Arsenalit, por ende mbetet pa ndonjë njoftim në faqen zyrtare të klubit. Arsenali sikurse në transferin e Emiliano Viviano, e ka zakon t’i vonojë njoftimet në faqen zyrtare.
22:40 – Romelu Lukaku shumë pranë West Bromëich Albion. Shokues lajmi për Evertonin, që duket se po ballafaqohet edhe me largimin e Fellainit teksa opsionet në sulm po shterohen.
22:38 – Zyrtare: Olympique de Marseille ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e Florian Thauvin nga Lille për 15 milionë euro. Mesfushori 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
22:35 – Julio Cesar, portieri i parë i kombëtares braziliante duket se do të mbetet në ligën e dytë angleze. Ai për Globoesporte ka thënë se nuk do të mund të largohet, pasi s’ka pasur ndonjë ofertë për të dhe se është dita e fundit e afatit kalimtar.
22:29 – Sky Italia raporton se Antonio Conte e ka telefonuar drejtorin e Juventusit, Giuseppe Marotta, për t’i kërkuar atij që të mos e shesë Fabio Quagliarellan.
Tani duket se Genoa dhe Roma do t’i shkëmbejnë lojtarët Alberto Gilardino dhe Marco Boriello.
22:18 – Pak më shumë se një orë ka mbetur para mbylljes së afatit kalimtar veror. Nuk ka informacione për Quagliarellan, Borriellon dhe Gilardinon. Sidoqoftë, Adriano Gallaini ka konfirmuar se nuk do të ketë më transferime nga ekipi i tij, që është gjë e çuditshme marrë parasysh sa të dobët janë Rossonerët. Kaka dhe Matri nuk janë përgjigja e duhur për problemet e Milanit.
22:16 – Wilshere në Twitter: “Po shkoj për veri, por mos u brengosni Revolveristët e mi, unë nuk jam i përfshirë në ndonjë marrëveshje të minutit të fundit, thjesht po takohem me shokët e kombëtares angleze”.
22:14 – Sky Italia raporton se transferi i Marouane Fellainit te Manchester United është punë e kryer. Është e çuditshme se nga po i marrin informatat italianët, pasi ajo që dimë nga mediat angleze është se ai ka bërë një kërkesë zyrtare për t’u larguar.
22:02 – Po mbaron afati kalimtar...
...më pak se dy orë të kanë mbetur zotëri Arsene Wenger.
22:01 – Chelsea nuk dëshiron ta lë Lukakun të largohet për ndonjë skuadër tjetër pos Evertonit.
22:00 – Guillem Balague, eksperti spanjoll konfirmon për Sky Sports se Manchester Untied ka probleme në kompletimin e transferimit të Ander Herreras. United po kërkon një orë ekstra për kompletimin e këtij transferimi, për të tejkaluar siç thotë ai ‘pengesat burokratike’.
21:58 – Sky Sports njofton se Marouane Fellaini ka bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar. Atij i është lejuar që të bisedojë me Manchester United, por Evertoni nuk po pajtohet ta lëshojë mesfushorin pa arritur marrëveshje për Fernandon e Portos. Kjo marrëveshje është e vdekur sipas korrespondentit të Sky Sports në qendrën stërvitore të Evertonit, por Gareth Barry është rikthyer në mundësi me vetëm dy orë pa përfunduar afati kalimtar.
21:54 - Real Madridi ka refuzuar një ofertë të Manchester United prej 40 milionë eurosh për Sami Khediran.
21:47 - Portieri Shay Given nuk do të huazohet te Liverpooli nga Aston Villa.
21:45 - Gareth Bale ka thënë se çmimi i lartë që ka paguar Real Madridi për të nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në lojën e tij. Për më shumë, 24-vjeçari ka deklaruar se do të nënshkruante për Mbretërit edhe nëse marrëveshja mes dy klubeve do ishte për vetëm një cent. Lexo më shumë...
21:41 – Arsenali pra definitivisht heq dorë nga Demba Ba, pasi Mourinho ka vendosur ta mbajë sulmuesin. Ai që do të largohet është fytyra tragjike e Superkupës, Romelu Lukaku. Lojtari kërkohet nga Evertoni dhe West Hami, por WBA mbetet destinacioni i preferuar i tij për t’u huazuar.
21:39 - Eksperti i jashtëzakonshëm italian, Gianluca Di Marzio, ka zbuluar se Chelsea ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë funtesh plus Emmanuel Adebayorin në paket për Fernando Torresin.
21:38 - Zyrtare: Atletico Madridi ka kompletuar transferimin e Toby Alderweireld nga Ajaxi për një shumë që besohet të jetë rreth shtatë milionë euro.
21:28 – Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka uruar kolegun e tij të kombëtares, Mesut Ozil për kalimin e tij te Arsenali. Boateng e bëri urimin në faqen e tij zyrtare në Facebook.
21:26 – Në rast se Manchester United arrin të kompletojë transferimet e Marouane Fellainit dhe Ander Herreras, atëherë do të thyente rekord transferimi dhe pos tjerash do të ishte aktiviteti më i madh i klubit në tregun e transferimeve në gjashtë vitet e fundit. Qëndroni me Telegrafin për më të rejat...
21:25 – Arsenali dështon ta huazojë Demba Ba, raporton BBC.
21:22 – Sky Sports konfirmon se Manchester United ka tri zyrtarë në objektet e La Ligas për të kompletuar dokumentacionin e Ander Herraras dhe dhënien e parave në dorë prej 36 milionë eurosh. Sipas Sky, edhe Fellaini edhe Herrera mund të jenë lojtarë të United qysh sonte.
21:18 – Jemi ende në pritje të informacioneve për Marouane Fellainin. Lojtari është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Evertonit, me mediat angleze që besojnë se ai ka kërkuar largimin nga klubi. Nga ana tjetër Leighton Baines pritet të qëndrojë te Evertoni, teksa ende mbetet e hapur pista United për Fellainin.
21:17 – Ende keni dyshime për transferimin e Ozil te Arsenali? Telegrafi kurrë nuk ka raportuar gabimisht, apo me tendenca për të spekuluar pa pasur burime relevante.
Redaktori i sportit i BBC-së, David Ornstein, duke iu referuar burimeve brenda klubit londinez konfirmon se nuk ka probleme sa i përket Ozilit dhe se ai është lojtar i Arsenalit. Ai thotë se marrëveshja është procesuar dhe Arsenali planifikon ta konfirmojë në faqen zyrtare brenda pak orësh.
21:13 – Rrokada e madhe italiane e pritur për sot, ku Gilardinon e kërkoi Juventusi, Roma e kërkoi Quagliarellan dhe Genoa e kërkonte Borriellon, ka dështuar. Gianluca Di Marzio ka konfirmuar bllokimin e këtyre tratativave.
21:02 – Marouane Fellaini largohet nga qendra stërvitore e Evertonit. Qëlloni se ku po shkon ai me veturën private...
21:00 – Vetëm edhe tri orë nga mbyllja e afatit kalimtar veror. Qëndroni edhe më tutje për më të rejat nga Telegrafi, pasi orët në vijim do të jenë shumë të nxehta dhe plot informacione, pasi klubet po bëjnë impenjimin final për përforcimin e ekipeve të tyre.
20:59 – Burimet e Sky Sports konfirmojnë interesimin e Evertonit për huazimin e sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku.
20:56 – Toni Pulis, ish-menaxher i Stoke Cityt, ka thënë për BBC se transferimi i Mesut Ozil është lëvizje e qëlluar e Arsene Wenger.
20:52 – Arsenali ka probleme sa i përket transferimit të Demba Ba-së nga Chelsea. Sky Sports njofton se edhe Tottenhami ka hyrë në garë për sulmuesin, pasi refuzoi propozimin e Zenitit që për 10 milionë funte ta huazojë brazilianin Hulk.
20:50 – Juan Mata nuk do të largohet nga Chelsea. Nuk ka asgjë të vërtetë për negociatat me PSG-në. Sky Sports kështu demanton L’Equipe.
20:37 - BBC Radio 5 raporton se Marouane Fellaini ka arritur në zyrat pranë fushës stërvitore të Evertonit. Ai ndodhet atje për të pastruar dollapin? Për t’u thënë lamtumirë miqve? Ose për ta shtyrë klubin që ta shesë te Manchester Unitedi?
20:30 - Luis Suarez u ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij duke konfirmuar se do të mbetet te Liverpooli.
20:16 - Mesut Ozil është larguar nga Real Madridi për shkak të rekordit jo të mirë golashënues – ka thënë ish-portieri gjerman, Oliver Kahn.
19:49 - Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka lëvduar angazhimin e klubit për transferimin e Mesut Ozilit nga Real Madridi për 47 milionë euro.
19:30 - Ajaxi ka transferuar mesfushorin ofensiv, Lerin Duarte, nga Heracles për një shumë prej tre milionë eurosh.
19:20 - Zyrtare: Libor Kozak kalon nga Lazio te Aston Villa
19:18 - Zyrtare: Emiliano Viviano është portier i Arsenalit.
Transferimin në formë huazimi e ka konfirmuar faqja zyrtare e Palermos.
19:11 - Për entuziastët e precizitetit dhe saktësisë, e të cilët i besojnë vetëm faqeve zyrtare të klubit – Sky Sports raporton se ekziston mjaft presion në Emirates që të gjitha dokumentet relevante të kompletohen. Transferi i Ozil do të konfirmohet shumë shpejt në faqen zyrtare të Arsenalit.
19:03 - FAKT: Mesut Ozil ka arritur të shfrenojë imagjinatën e tifozëve të Arsenalit. Mbi një milion cicërima (tweets) janë regjistruar në Twitter për transferimin e tij të kompletuar te Arseanli. Ai ka arritur që të tërheqë tri herë më shumë vëmendje se sa zyrtarizimi i kalimit të Gareth Bale dhe prezantimi i tij te Real Madridi.
18:51 – Marca raporton se Mesut Ozil është bërë lojtari më i shtrenjtë i shitur në histori të Real Madridit. Shuma e paguar nga Arsenali është 47 milionë euro. Lexo më shumë...
18:50 – Lazio tani hidhet në garë edhe për Fabio Quagliarellan. Për firmën e sulmuesit të Juventusit klubi i Lorik Canës do të luftojë me rivalin lokal AS Romën.
18:46 – Çfarë merkato e çmendur është kjo të dashur miq. Pasi u konfirmua kalimi i Burak Yilmaz te Lazio, vetëm 10 minuta më vonë kjo marrëveshje u anulua.
Klubet (Lazio dhe Galatasray) kishin arritur marrëveshje për shumën dhe lojtari kishte nënshkruar, por kërkesat e agjentit të lojtarit prej 2 milionë eurosh e kanë bërë marrëvshjen që të anulohet. Kjo vërtetohet edhe nga transferimi i Bryan Pereas, kolumbianit i cili zë vendin e vetëm për lojtarët jo-evropianë. Lexo më shumë...
18:34 – Lajm i keq për tifozët e Juventusit dhe Milanit. Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ka konfirmuar se futbollistët Radja Nainggolan dhe Davide Astori do të qëndrojnë në klub. Ata ishin të kërkuar nga Juventusi, respektivisht Milani. Kështu i vjen fundi kërkimeve dhe merkatos Rossonere dhe Bianconre. Pas pak raporti i plotë...
“Ata nuk largohen, unë nuk dua t’i dëshpëroj tifozët”, ka thënë Cellino sipas ueb-faqes zyrtare të Cagliarit.
18:15 - Ozil është lojtar i Arsenalit. Përkundër faktit se klubet nuk kanë konfirmuar transferin, të gjitha mediat raportojnë se është kompletuar kalimi i Mesut Ozil te Arsenali me burimet nga vet klubi londinez që e kanë konfirmuar atë. Pritet shumë shpejt konfirmimi nga faqja zyrtare e Arsenalit. Lexo më shumë...
18:00 – Kaka kalon me sukses testet mjekësore. Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset.
Foto para pak momentesh pasi Kaka përfundoi testet mjekësore...
17:47 – Tifozët e Arsenalit janë duke pritur në ankth zyrtarizimin e transferimit të Mesut Ozil. Duke u bazuar në burimet e afërta të Sky Sports me zyrtarët e Arsenalit, zyrtarizimi i transferimitë të Mesut Ozil mund të vijë rreth orës 19:00.
17:40 – Në Spanjë, Marca dhe AS pohojnë se Manchester United është i gatshëm që të paguajë klauzolën e Ander Herreras prej 36 milionë eurosh. Lojtari do të nënshkruajë kontratën të hënën pasdite në Old Trafford.
17:38 – Agjenti i Sami Khediras ka konfirmuar se gjermani nuk do të largohet nga Real Madridi. Nga ana tjetër, Mesut Ozil duket se është lojtar i ri i Arsenalit.
17:36 – Televizioni francez Infosport Plus konfirmon bisedimet e PSG-së me Juan Matan.
17:33 – Sipas ekspertit italian Gianluca Di Marzio, portieri Emiliano Viviano ka nënshkruar kontratën e tij me Arsenalin pasi kaloi testet mjekësore. Ai do të kalojë në formë huazimi në Emirates me të rejtë blerje. Pas pak konfrmimi zyrtar nga klubet.
17:31 – Sky Sports raporton se transferimi i Marouane Fellainit te Manchester United varet nga transferimi i Fernandos te Evertoni. Pas dështimit për të marrë Gareth Barryn si huazim, Roberto Martinez është angazhuar për Fernandon, i cili mund të jetë lojtar i Everonit. Nëse ndodh kjo, atëherë Fellaini do të konfirmohet si lojtar i United.
17:21 – Schalke huazon Tranquillo Barnettan nga Eintracht Frankfurti, teksa Galatasaray është në negociata për sulmuesin e Sportingut, Bruma dhe anësorin e Manchester United, Nanin.
17:17 – Milani shumë pranë mbrojtësit të Cagliarit, Davide Astori. Ai është larguar nga kampi i kombëtares në drejtim të Milanellos për të kryer testet mjekësore, teksa mund të kemi konfirmim të marrëveshjes nga Galliani dhe Massimo Cellino (president i Cagliarit) brenda pak momentesh.
Milan, possibile contatto tra Cellino e Galliani per Astori https://t.co/KYtmU2TsUA
— Gianluca Di Marzio (@dimarzio) September 2, 2013
17:06 – Sky Sports raporton se Mesut Ozil i ka kaluar testet mjekësore.
17:05 – Para hyrjes në zyret e kompanisë së tij Saras, presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se për të nuk ka mbaruar ende asgjë.
“Merkato? Tani po hyj në zyre. Të shohim se çfarë do të bëjmë”.
17:02 – Liverpooli ka hequr dorë nga gara për Juan Matan me të marrë vesh se PSG ka hyrë në garë për të.
17:00 – Burak Yilmaz lojtar i Lazios. Mungon zyrtarizimi. Klubi i Lorik Canës ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për 15 milionë euro. Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 2.9 milionë eurosh në sezon. Mungon vetëm zyrtarizimi nga klubet.
16:57 – Zyrtare: Parma e merr Obin nga Interi. Obi kalon te Enio Tardini në formë huazimi me të drejtë blerje.
16:55 – BBC raporton në këto momente se Arsenali është duke e bërë gati konfirmimin e transferimit të Mesut Ozil nga Real Madridi. Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme. Dokumentacioni është nënshkruar dhe është kompletuar.
16:51 – Për komentuesit “Baba”, “Man Utd”: Juan Mata është shumë pranë largimit nga Chelsea. Ai nuk ka hapësirë në këtë ekip të Mourinhos, duke parë edhe transferimin e Eto’os. Pritet së shpejti zyrtarizimi i kalimit të tij te PSG-ja. Nga ana tjetër Fellaini dhe Herrera pothuajse janë lojtarë të United.
16:48 – Po zhvillohen negociata intensive për një kalim të Alberto Gilardinos te Juventusi. Kjo pasi Genoa është pranë Borriellos dhe sulmuesi tjetër Quagliarella është duke shkuar drejt Romës. Kështu raportojnë Calciomercato, Tuttosport dhe Gianluca Di Marzio.
16:39 – Për komentuesin “Numan” dhe "Teknologjia": Lavezzi te Interi është shpikje e faqeve jo të besueshme dhe mediave jo korrekte. Interi e ka kryer punën për këtë afat kalimtar dhe një operacion i tillë është i pamundur të realizohet marrë parasysh koston e Lavezzit. Përndryshe, do të kishim raportuar për këtë sagë, e cila në fakt nuk ekziston fare. Janë mbajtur bisedime, por negociatat kanë pësuar një bllok për shkak të kostos së operacionit, kur marrim parasysh se Zenit po kërkon 10 milionë funte për huazimin njëvjeçar. Sidoqoftë, këtu asgjë nuk ka marrë fund.
16:34 - Për komentuesit “Betim Bejta” dhe “AlFreedomFighterSt”: Çështja Suarez? Çfarë të themi, tifozët e Liverpoolit mund të frymojnë dhe të flejnë të qetë, ai nuk do të largohet. Sa i përket Ozil, shumë faqe madrilene na kanë akuzuar për pa korrektësi, por ai i ka kryer testet mjekësore në Munich. Ozil nuk ka më çfarë të kërkojë te Real Madridi pas transferimit të Iscos, i cili është në formë të lartë. Shtoja këtu edhe formën e Modric dhe rikthimet e Alonsos dhe Illaramendit, bashkë me Khediran, faktikisht Ozil nuk ka zgjidhje tjetër. Transferimi i tij te Arsenali është i pashmangshëm dhe çështje orësh. Qëndroni me ne për më shumë...
16:29 – Juan Mata pranë kalimit të PSG-ja. Klubi francez po bisedon me Chelsean dhe lojtarin raporton L’Equipe. Edhe Liverpooli është në lojë për të sipas mediave angleze.
16:26 – Për komentuesit "Milan7Chl" dhe "chelsea": Momentalisht tratativat për Astorin janë bllokuar. Është folur për një takim nga mediat italiane, por ka kohë që nuk ka pasur ndonjë të re. Qëndro me ne për çdo informacion. Sa i përket Cheleat... nuk besojmë se do të kërkonit ndonjë lojtar tjetër pas gjithë këtyre shpenzimeve. Chelsea po largon lojtarët si Demba Ba (Arsenal), Mata (Liverpool) dhe tashmë e ka larguar Victor Mosesin.
16:22 – Legjenda e vrapimeve të gjata në atletikë, rekordmeni, fituesi i dyfishtë i medaljes së artë botërore dhe olimpike, Mo Farah, i cili është tifoz i Arsenalit, ka shprehur kënaqësinë për arritjen e mundshme të Mesut Ozil në Emirates. Më poshtë komenti i tij.
16:16 – Pasi po mbretëron një heshtje, të shfrytëzojmë kohën për debat. Të nderuar futbolldashës, shkruani pyetjet tuaja në hapësirën për komente, ekspertët tanë do t’iu përgjigjen në kohë reale në pyetjet më të mira. Në ndërkohë edhe do t'iu mbajmë të informuar.
16:14 – Zyrtare: Petagna i Milanit shkon te Sampdoria në formë huazimi njëvjeçar
16:12 - Duket se kemi një pushim të vogël nga klubet në tratativat e tyre për lojtarët e ndryshëm. Sidoqoftë, qëndroni me Telegrafin për më të rejat, konfirmimet dhe spekulimet. Të gjitha informacionet më poshtë janë të konfirmuara nga ekspertët tanë në bashkëpunim me burimet e ndryshme nga mediat më të besueshme evropiane.
16:02 – Telegrafi është duke hulmtuar në maksimum zhvillimet në tregun e transferimeve. Po flitet për një largim të Shinji Kagawas drejt PSG-së, pasi Fellaini është afër kalimit në Old Trafford, por sipas ekspertëve tanë tifozët e United mund të frymojnë lirshëm. Vullneti në Old Trafford është që japonezi të qëndrojë.
16:00 – Qindra tifozë të Arsenalit kanë dalur në qendrën stërvitore të ekipit, për t’u informuar për më të rejat nga transferimi i Mesut Ozil. Vet ai po qëndron në Gjermani, ku besohet se i ka kryer testet mjekësore.
15:45 - Marouane Fellaini ka arritur në Mançester. Ai do të kryejë testet mjekësore në Old Trafford, para kompletimit të transferimit prej 25 milionë funtesh, raporton BBC.
15:39 – Evertoni është pranë kompletimit të transferimit të mesfushorit të Portos, Fernando. Klubi nga Godisson Park ka kërkuar lejen e punës për Fernandon.
15:38 – Zyrtare: Antonio Adan përfundon kontratën me Real Madridin.
15:32 – Kaka: U ktheva në shtëpi. Deklarata e plotë...
15:31 – Aston Villa po mban bisedime me Lazion për sulmuesin çek, Libor Kozak.
15:17 – Eskperti spanjoll Guillemo Balague thotë se Manchester United ka arritur transferimin e mesfushorit të Athletic Bilbaos për 36 milionë euro. Ka mbetur vetëm që lojtari të kryejë testet mjekësore dhe United t'i paguajë të hollat 'cash' (në dorë), pasi marrëveshja është arritur. Nuk ka konfirmim zyrtar nga klubet.
15:10 – Mbaron konferenca për shtyp e Gareth Bale. Ai ishte dukshëm nervoz, por ai është i tillë. Përshtypja e parë është e mirë, ai ishte modest, i hapur, respektues dhe tejet diplomatik. Njëjtë sikur Messi, ai preferon të flasë në fushë.
Debutimin Bale do ta bëj ndaj Villarrealit më 14 shtator.
15:11 - Zyrtare: Juventusi transferon talentin e ri të Sassuolos, Domenico Berrardin. Raporti i plotë...
15:05 – Gareth Bale ka refuzuar Manchester Unitedin. Ai vazhdon të flasë në konferencën për shtyp dhe në njërën apo tjetërn mënyrë ka zbuluar se ka refuzuar kampionin e Anglisë.
“Kam biseduar me Ryan Giggs, ai më foli diçka por i kam thënë se dua vetëm Real Madridin. I kam thënë se dua të luaj vetëm këtu”.
15:00 – I pyetur nëse ai do t’i ndihmonte Ronaldos të bëhej më i miri në botë, ashtu sikur kishte thënë Neymar pas transferimit te Barcelona, Bale bëri thumbin e parë.
“Nuk besoj se kam nevojë t’i ndihmoj atij. Ai tashmë është lojtari më i mirë në botë”. Lexo më shumë...
14:57 – Sky Sports zbulon më shumë rreth sagës Demba Ba. Arsenali besohet se ka ofruar 1.5 milionë funte për huazimin njëvjeçar, por Chelsea kërkon 3 milionë funte. Në garë janë edhe Napoli dhe Valencia.
14:56 - Eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague, i ka thënë Sky Sports se Real Madridi nuk do të bëjë ofertë të re për Luis Suarezin. Besohet se Liverpooli i ka thënë Realit që të mos telefonojë përsëri për këtë çështje në kontaktin e fundit që është bërë para dy jave.
14:50 – Michael Laudrup i Swanseas paralajmëron fytyra të reja përkundër përforcimeve të mëdha. Nga ana tjetër Fabio Borini i Liverpoolit pritet të huazohet te Sunderlandi. Ai po kalon testet mjekësore.
14:49 – Sky Sports konfirmon se Arsenali i ka bërë ofertë Chelseat për sulmuesin Demba Ba. Duket se Arsenali do të jetë ‘ylli’ i ditës së fundit të afatit kalimtar...
14:46 - “Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, një prej faktorëve kryesorë pse unë vendosa të vij këtu”, thotë Bale.
Kujdes Barcelonë, po vjen partneriteti Bale-Ronaldo. Apo Messi-Neymar janë në gjendje të përballojnë galaktikun e ri të mbretërve? Shprehuni në hapësirën për komente...
14:41 -Bale tani është lojtari më i shtrenjt në botë, por ai nuk ndjen presion shtesë.
“Nuk ndjej presion në këtë sens, është më shumë presioni që unë do t’i jap vetes. E pata të vështirë ta refuzoj Realin, ëndrrën time".
14:39 - Teksa Real Madridi i entuziazmuar po prezanton Balen, është Atletico Madrid që nuk po flen. Los Colchoneros janë pranë kompletimit të mbrojtësit Toby Alderweireld, belgut i cili do të ribashkohet me portierin Tthibaut Courtois.
14:34 - Gareth Bale do të mbajë numrin 11 te Real Madridi. Një numër jo aq ikonik nëse marrim parasysh magnitudën e këtij transferi. Lexo më shumë...
14:31 – Sky Sports raporton se Tottenhami është pranë kompletimit të huazimit të yllit të Zenitit, Hulk. Marrëveshja do të jetë një huazim njëvjeçar për 10 milionë euro.
14:25 – Kaka shfaqet për herë të parë me fanellën e re të Milanit. Telegrafi sjell fjalët e para të legjendës Rossonere.
“Tani për tani dua vetëm që të luaj mirë për Milanin, ekipin tim”, ka theksuar Kaka.
14:20
Sky Sports raporton se Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për Mesut Ozil në vlerë prej 47 milionë eurosh, i cili është duke i kryer testet mjekësore në Munich para ndeshjeve të kombëtares. Tashmë duket gjithçka e sigurt, por për më të rejat rreth sagës transferuese të Mesut Ozil dhe transfereve tjera në Evropë qëndroni me Telegrafin.
14:16 - Stephan El Shaarawy ka deklaruar se ai nuk do të largohet nga Milani pas rikthimit të Leite Kakas.
14:02 - Reali raportohet se ka refuzuar një ofertë të Paris Saint Germainin pë Ozil, i cili pritet të përfundojënë Emirates Stadium.
13:58 – Ende nuk ka konfirmim për transferimin e Marouane Fellainit te Manchester United.
13:50 – "Ozil no se vende" (Mos e shitni Ozilin), thërasin tifozët e Realit në Bernabeu...
13:40 – Gareth Bale flet para mijëra fansave të Real Madridit: “Vetëm dua t’u them se është mrekulli të jem këtu. Shpresoj të ndihmoj klubin të arrijë sukses dhe ne të fitojmë Kupën e 10-të evropiane”. Raporti i plotë...
13:30 – Edhe një lajm ngazëllues për tifozët e Arsenalit. Klubi londinez është edhe afër transferimit të Demba Ba nga Chelsea në formë huazimi.
13.24 - Gareth Bale duket në fotografinë poshtë derisa arrin në Santiago Bernabeu ku aktualisht po prezantohet para tifozëve madrilenë.
13.18 – Fabio Borini është duke i kaluar testet mjekësore te Sunderlandi, ku pritet të kalojë në formë huazimi nga Liverpooli.
13.11 - Bild raporton se Mesut Ozil po i kalon testet te Arsenali, duke cekur edhe se ai është nën mbikqyrjen e mjekut gjerman Hans Mueller-Wohlfahrt.
13:08 - Stephan El Shaarawy ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të largohet nga Milani për tiu bashkuar Manchester Cityt, raporton Football Italia.
13.05 - Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshjne me Real Madridin per transferimin e Mesut Ozil. Edhe pse transferimi nuk është konfirmuar nga klubi, mediat britanike si BBC, Guardian dhe Mirror shkruajnë për një marrëveshje 50 milionë funtëshe.
12:35 – Manchester United është tërhequr nga gara për transferimin e Mesut Ozil. Djajtë e kuq janë aktiv në ditën e sotme, të fundit të afatit kalimtar, por mediat britanike shkruajnë se Ozil nuk bën pjesë në listën e dëshirave të David Moyes.
Transferimet e kompletuara në ditën e sotme
Liga Premier:
Marko Arnautovic (nga Werder Bremen te Stoke) – shuma e pazbuluar
Tiago Ilori (nga Sporting Lisbon te Liverpool) për 7 milionë funte
Mamadou Sakho (nga Paris Saint-Germain te Liverpool) për 18 milionë euro
Victor Moses (nga Chelsea te Liverpool) – huazim
Morgan Amalfitano (nga Marseille te West Bromwich Albion) – huazim
Mesut Ozil (nga Real Madridi te Arsenali)
Emiliano Viviano (nga Real Madridi te Arsenali)
Libor Kozak (nga Lazio te Aston Villa)
Serie A
Kaka (nga Real Madrid te AC Milan) – transferim i lirë
Luca Marrone (nga Juventus te Sassuolo) – bashkëpronësi
Domenico Berardi (nga Sassuolo te Juventusi) - shkëmbim
Andrae Petagna (nga Milani te Sampdoria) - huazim
Joel Obi (nga Interi te Parma) - huazim
La Liga
Denis Cheryshev (nga Real Madrid te Sevilla) – huazim
Lisandro Lopez (nga Benfica te Getafe) – huazim njësezonal
/Telegrafi/

























































