Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar këtë subjekt politik për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas një njoftimi nga PZAP-ja, ankesa është dorëzuar brenda afatit ligjor dhe po shqyrtohet për të vendosur në përputhje me procedurat.
Lista Serbe kishte paralajmëruar më parë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje pas një bojkoti dyvjeçar të proceseve politike në Kosovë.
Në këtë kontekst, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, dhe ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në RTVD kanë dhënë mendime për procesin e votimit dhe vendimin e PZAP-së.
Kryeziu theksoi se procesi mund të jetë ndikuar nga aspekte politike, teksa ka shtuar se Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje.
“Kështu që unë e konsideroj që ai panel, i cili nuk ka pas materie për ta shqyrtuar është dashur të kalojë në mënyrë formale. Ndoshta më shumë (është trajtuar) në aspekt politik. Nganjëherë munden mi arsyetu për shkak të fyerjes së atij kryetarit të Listës Serbe, sjelljes së keqe të atij. Unë konsideroj që (PZAP-ja) do të lejojë Listën Serbe të merr pjesë në zgjedhje”, ka thënë Kryeziu.
Daka vuri në dukje faktin se vendimi i KQZ-së ka qenë i paqartë për shkak të mungesës së kuorumit dhe pjesëmarrjes së pjesshme të anëtarëve në votim.
“Duke mos dashur të paragjykoj, unë nuk jam më në pozitën që mund të jap parashikime, pasi tashmë jam vetëm në Gjykatën Supreme dhe çështja mund të vijë në këtë gjykatë. Nga ana ime nuk do të ishte shumë profesionale të shprehem mbi këtë çështje.
Megjithatë, duke folur nga pozicioni i ish-kryetares së KQZ-së, mund të them se PZAP-ja e ka punën shumë të lehtë, sidomos duke u nisur nga fakti që për mua ka qenë shumë e paqartë se çfarë ka ndodhur në votimin në KQZ.
Siç është raportuar edhe në media, 11 anëtarë kanë qenë prezentë; dy vota kanë qenë pro, dy kundër, ndërsa të tjerët nuk kanë marrë pjesë në votim.
Në këtë situatë nuk ka pasur as kuorum dhe as mundësi për të votuar, prandaj nuk e di sesi do të veprojë PZAP-ja në këtë drejtim dhe nëse ka ndonjë ankesë për këtë çështje.
Gjithsesi, duke pasur parasysh kandidatët – sepse këtu flitet për listën e kandidatëve të Listës Serbe, jo për subjektin politik si tërësi – kandidatët që duhet të certifikohen tashmë i kanë kaluar të gjitha filtrat.
Duke filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, KGJK-ja dhe KPK-ja, është konstatuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore që ata të certifikohen.
Po ashtu, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka dhënë rekomandim që kjo listë të certifikohet.
Unë konsideroj që PZAP-ja e ka punën shumë të lehtë, duke mos dashur të paragjykoj edhe një herë”, ka thënë Daka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe