Nuk ka përparime në çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thonë në Qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që subjekti politik Lista Serbe, e cila bën pjesë në koalicionin qeverisës, ka ritheksuar nevojën e përshpejtimit të themelimit të këtij Asociacioni.
Bindjet se ky Asociacion mund të themelohet me procedura të shpejtuara, Lista Serbe po i mbështet edhe në qëndrimet e shprehura të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Prishtinë.
Megjithatë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk është themeluar grupi menaxhues, i cili do ta hartonte fillimisht statutin e Asociacionit.
“Nuk ka ndonjë përparim në çështjen e Asociacionit. Dihet se do të ketë një grup menaxhues i cili duhet ta bëj draftimin e parë të statutit. Por, ai këtë punë duhet ta bëjë në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE-në.”
“Gjithashtu është paraparë që kohë pas kohe të udhëtohet në Bruksel që të harmonizohen qëndrimet (ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit). Tash për tash nuk ka një iniciativë të tillë. Edhe pse ne i kemi disa emra për ekipin menaxhues, ende nuk është formalizuar ai grup, pa formalizimin e të cilit nuk mund të themi që kanë filluar të ecin gjërat përpara”, ka thënë Gecaj.
Në anën tjetër, Lista Serbe, subjekti politik që përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, kërkon nga qeveria që të ecë më shpejt në drejtim të themelimit të Asociacionit.
Branimir Stojanoviq, nga kjo Listë, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, thotë se themelimi i Asociacionit buron si obligim dhe marrëveshje nga dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Andaj, ai pret që të ketë hapa më të shpejtuar në drejtim të themelimit të këtij trupi.
“Kushdo që dëshiron dhe mendon që dialogu duhet të vazhdojë, ai nuk mund të vazhdojë, përderisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura. Nga ky këndvështrim, Asociacioni duhet të themelohet”, thotë Stojanoviq. Tutje ai thotë po ashtu se disa parti politike po e paraqesin Asociacionin e komunave serbe si kërcënim. Por, një tezë e tillë, sipas tij, nuk qëndron.
“Ne e shohim Asociacionin si instrument që do të ndihmojë serbët të mbesin dhe jetojnë në Kosovë, ngase korniza aktuale nuk është e mjaftueshme për serbët”, ka thënë Stojanoviq.
Në analiza politike, shpesh janë ngritur edhe dilema nëse Lista Serbe do ta kushtëzojë votën pro-ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mirëpo, zëvendësministri Bajram Gecaj nuk sheh ndonjë ndërlidhje ndërmjet këtyre dy çështjeve.
“Jo, nuk shohim fare ndërlidhje. Këto janë dy procese të ndara. Ju e dini që edhe nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve është bërë ndaras. Pra, më 25 gusht, në Bruksel është nënshkruar marrëveshja e Asociacionit, ndërkaq më 26 gusht, në një vend tjetër, në Vjenë është nënshkruar marrëveshja e Demarkacionit. Nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën, por në vazhdimësi sa herë që ka pasur një çështje të ndjeshme në Kuvend është menduar se Lista Serbe do të bëjë kushtëzime të tilla. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën dhe besoj se nuk do të ndodh as në këtë rast”, ka thënë Gecaj.
Po në lidhje me Asociacionin, ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kishte deklaruar se themelimi do të ndodhë atëherë kur Serbia t’i shuajë të gjitha strukturat paralele të pushtetit që i ka ngritur në veri të vendit.
Ndërkaq, zëvendësministri Gecaj thotë se mungesa e përparimeve në drejtim të themelimit të Asociacionit vjen edhe si rrjedhojë e zhvillimeve të brendshme politike, si dhe atyre në Serbi, ku vetëm së voni është themeluar qeveria e re, e cilado t’i vazhdojë negociatat me Prishtinën në Bruksel, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame