LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ashpër për përfshirjen e Listës Serbe në skenën politike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “strukturë paralele e Serbisë” që vepron pa pengesë ligjore dhe sfidim politik nga institucionet kosovare.

Në një postim në “X” ajo ka ngritur shqetësimin për aplikimin e këtij subjekti  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me 48 kandidatë për zgjedhjet nacionale të vitit 2025.

Haradinaj-Stublla akuzon institucionet e Kosovës për mosveprim, duke përmendur disa arsye kryesore që kanë mundësuar rikthimin e Listës Serbe:


“Mungesa e kallëzimit penal: Institucionet kosovare nuk kanë ndjekur penalisht këtë organizatë, ndonëse vetë Ministri Sveçla e kishte klasifikuar si përgjegjëse për agresionin e armatosur në Banjskë.

Mungesa e dënimit për ish-nënkryetarin e Listës Serbe , Milan Radoiçiq dhe vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë (nga KQZ përmes të gjitha partive politike) + 250 mijë (nga Kuvendi) për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Sipas Haradinaj-Stublla, në listën e dorëzuar në KQZ figurojnë emra të njohur, të cilët cilësohen si bashkëpunëtorë të ngushtë të Milan Radojçiqit.

Ajo paralajmëron se këta kandidatë do të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë, ndërsa çdo lëvizje e tyre është paraprakisht e koordinuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Radojçiqin.

Haradinaj-Stublla ka kritikuar mënyrën se si Kosova certifikon këto kandidatura “pa asnjë filtër të sigurisë”.

“Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjitimimit të saj në sistemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare e humbin të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut,” përfundon Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori