LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Asociacioni të bëhet sipas negociatave në Bruksel

Lista Serbe: Asociacioni të bëhet sipas negociatave në Bruksel

Për themelimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka deklaruar Lista Serbe.

Në një komunikatë për medie të këtij subjekti politik që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, është thënë se për Listën Serbe janë të papranueshme “disa akte që shërbejnë për përdorim të brendshëm”.

Sipas Listës Serbe, për draftimin e statutit të Asociacionit “i vetmi që ka kompetencë është ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues të serbëve, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel”.


Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë janë skeptike dhe pesimiste, sepse “në Prishtinë nuk ka vullnet të vërtetë për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për formimin e Bashkësisë së komunave serbe”.

“Aktivitetet që po paralajmërohen kanë efektin e kinse përpjekjes së përfaqësuesve të shqiptarëve, në mënyrë që të zvogëlojnë presionin ndërkombëtarë, pa ndonjë dëshirë që marrëveshja e Brukselit të realizohet konkretisht”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori