Në listën e videove më të shikuara në YouTube janë rreth 50 sosh që kanë kapur shifrat e mbi një miliard.
Në mesin e tyre janë edhe disa këngë, të cilat madje kanë mbi dy miliard shikime.
Shtrohet pyetja se cila është kënga më e shikuar në histori të kësaj ueb-faqeje, transmeton Telegrafi.
Natyrisht, në krye të listës renditet këngëtari koreano-jugor Psy me këngën ‘Gangam Style’, i cili deri më tani ka 2.7 miliardë shikime në YouTube.
Në pozitën e dytë ‘See You Again’ i Wiz Khalifas në bashkëpunim me Charlie Puth, që deri në këto momente 2.4 miliardë shikime.
E në pozitën e tretë është Justin Bieber me 2.2 miliardë shikimesh të këngës ‘Sorry’.
Vlen të theksohet se këngët më e shikuar shqiptare mbetet e Era Istrefit, ‘BonBon’, i cili ka 320 milionë shikimesh.
Më poshtë keni një listë prej 50 videove më të shikuara në të gjitha kohërat në YouTube. /Telegrafi/