LAJMI I FUNDIT:

Lirohet qytetari serb i arrestuar në Jarinjë – Elshani jep detaje

Lirohet qytetari serb i arrestuar në Jarinjë – Elshani jep detaje
Veton Elshani

 Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, ka folur për arrestimin e një qytetari serb (shtetas i Kosovës), në pikën kufitare në Jarinjë.

Ai ka bërë të ditur se personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë fotografim të paautorizuar.

“E vërteta është që personi ka qenë nën dyshimin për fotografim të paautorizuar, ka qenë i vendosur në stoplistë dhe është ndaluar në hyrje në Jarinjë duke hyrë nga Serbia në drejtim të Kosovës, pasi që është ndaluar ai është sjellë në stacionin policor në jug të Mitrovicës për intervistim.


Aty është intervistuar, dhe para një ore ai është liruar”, ka thënë Elshani në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Fotografoi pa autorizim, arrestohet i dyshuari në Jarinjë
Lexo po ashtu Fotografoi pa autorizim, arrestohet i dyshuari në Jarinjë

Ai ka shtuar se i dyshuari kishte qenë i vendosur në stoplistë, për atë arsye edhe është arrestuar.

“Me siguri ai ka qenë i vendosur më herët në stoplistë, kështu që ka qenë i identifikuar më herët, mirëpo në momentin që ne kemi hasur në të e kemi ndaluar dhe e kemi sjellë në stacion policor për intervistim, që do të thotë se ky person ka qenë në interes për Policinë e Kosovës për me u intervistu në lidhje për fotografim të paautorizuar”, ka vijuar Elshani.

Të gjitha procedurat, sipas tij, janë kryer sipas ligjit dhe nuk ka pasur diçka tjetër për të theksuar në lidhje me këtë rast.

“Ne mund ta konfrimojmë që personi i arrestuar është shtetas kosovar i nacionalitetit serb, ndërsa nëse është pjesëtar i xhandarmërisë serbe apo jo, ne nuk mundemi me konfirmu edhe me ditë, për arsye se nuk është dhe nuk ka të bëjë me shtetin tonë”, ka përfunduar Elshani.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori