Site icon Telegrafi

Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani (Dokument)

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, i cili kishte drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

“Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate është liruar nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe në vend të tij është emërtuar një nga zëvendësit e tij. Kryeministri Haradinaj dhe kabineti i tij e kanë falënderuar Hasanin për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja Gashi.

Nisma Socialdemokrate udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj mban postin e zëvendëskryeministrit. /Telegrafi/

Exit mobile version