LAJMI I FUNDIT:

Lirohet Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, ishte arrestuar gjatë protestës ndaj Trendafilovës

Lirohet Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, ishte arrestuar gjatë protestës ndaj Trendafilovës

Gjashtë aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD), përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj, janë liruar këtë të premte.

Ata janë arrestuar gjatë protestës së PSD-së më 29 nëntor 2023, kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Lajmi për lirimin e tyre është bërë i ditur nga vetë kryetari i PSD-së në një postim në Facebook.


Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PSD-së u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Lexo po ashtu Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PSD-së u caktohet masa e ndalimit për 48 orë

“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna jo-proporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetares së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka akuzuar Gjykatën në Hagë se “sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK”.

“E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar”, ka shkruar tutje kreu i PSD-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori