Site icon Telegrafi

Lirohet me kusht Ramush Haradinaj (Video)

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është liruar nga ndalimi policor në Francë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata në Colman të Francës ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë, por me kusht që të mos dalë nga Franca dhe dy herë në javë të lajmërohet tek autoritetet.

Kjo situatë do të vazhdojë derisa të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

Lirimin me kusht të Haradinajt e kanë konfirmuar për Telegrafin zyrtarë të AAK-së.

Ndryshe, autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Telegrafi/

 

Video: Indeksonline

Exit mobile version