Lirohet i arrestuari në protestat e mbrëmshme të ''Revolucionit Laraman'' (Video)

Pas përfundimit të protestës së mbrëmshme, policia arrestoi shoferin e automjetit ''pickup'' të ''Revolucionit Laraman'', para stacionit policor ''Prolet'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo shkaktoi grumbullimin e protestuesve, para këtij stacioni, duke bllokuar rrugën. Agjencia e lajmeve META është munduar që të gjejë informacione për arsyen e arrestimit të tij, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga policia.
Ndërkaq, sot është liruar shoferi në fjalë. Ai është arrestuar për shkak të veprës penale „dëmtim të pronave të huaja“, kurse gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia ka gjetur ngjyrë, pushkë ujore lojrash për fëmijë, dhe cilindra për lyerje. /Telegrafi/
Gjithashtu Lexo: Në Shkup vazhdojnë protestat edhe sonte (Foto/Video)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































