Lirohet çmimi i naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut Nafta lirohet për 1 cent – këto janë çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,902 den/kg dhe do të jetë 33,963 den/kg.
Nga data 2.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS 95 - 75,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS 98 - 77,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) - 69,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 66,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 33,963 (denarë/kilogram).
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































