Deri përpara 1 apo 2 sezonesh kampionati kosovar shikohej vetëm si një trampolinë nga futbollistë të ndryshëm për tu rritur si lojtarë dhe për tu transferuar më pas në Shqipëri ose në ndonjë kampionat tjetër më të rëndësishëm.
Por me pranimin e Kosovës në Uefa dhe Fifa, ky trend ka ndryshuar pasi tashmë edhe skuadrat kosovare mund të luajnë në kompeticionet europiane dhe futbollistë të ndryshëm po lënë Shqipërinë por edhe liga të tjera më të forta për tu transferuar në Superligën kosovare.
Debatik Curri dhe Armend Dallku ishin dy të parët që zgjodhën të beheshin pjesë e Prishtinës verën e kaluar ndërsa më pas atyre iu bashkua një tjetër ish futbollist i përfaqësueses kuqezi, sulmuesi Ahmed Januzi.
Këtë verë merkato në Kosovë pritet të jetë akoma më e nxehtë sepse Kushtrim Lushtaku i cili edhe shpall kampion me Kukësin, u largua nga verilindorët për të kaluar te Trepca 89 mund të jetë vetëm i pari i një liste të gjatë futbollistësh që mund të lënë kategorinë Superiore për tu bërë pjesë e Superligës kosovare.
Liria e Prizrenit është një nga skuadrat më aktive dhe po lëviz për tu përforcuar me lojtarë nga kampionati shqiptar kjo edhe për faktin se drejtimin e skuadrës që e mbylli sezonin e fundit në Kosovë në vendin e 8-të e ka marrë ish kapiteni legjendar i Skënderbeut Bledi Shkëmbi.
Këtij të fundit te Liria mund ti bashkohen emra të rëndësishëm pasi së fundmi po përflitet që Shkëmbi ka arritur të bindë, Endri Vrapin, Jetmir Sefën dhe Artur Maganin që në sezonin e ri të jenë pjesë e Lirisë së Prizrenit.
Transferimi i këtyre 3 futbollistëve në Superligën kosovare mund ti hapë rrugën të tjerë emrave me peshë deri në fund të merkatos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës