Liria mposht Gjilanin

Prizrenasit të mërkurën e shfrytëzuan përparësinë e terrenit të tyre, në të cilin e mposhtën Gjilanin me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për bardhezinjtë e ka shënuar në minutën e 45-të Florim Bërbatovci, nga penalltia. I njëjti futbollist njëherë e ka qëlluar shtyllën.
Kjo është humbja e dytë rresht e Gjilanit, kurse për Lirinë kjo është fitorja e tretë në këtë kampionat, e cila i ka munguar gjatë.

Nga
Telegrafi
04/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































