Liria tashmë më nuk e ka statusin e skuadrës së ekipit të Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi prizrenas sezonin e kaluar e ka përfunduar në pozitën si është më së keqi, e cila gjë ka bërë që tanimë të bëjë gara në Ligën e Parë.


Në një konferencë për shtyp, kryetarit i ekipit, Iljaz Iljazi, ka fajësuar menaxhmentin e kaluar për gjendje të vështirë të skuadrës.

64345302 2046491202145138 4215723985452662784 n e1560926971910

Ai ka treguar se kishte trashëguar një ekip me vetëm dy lojtarë dhe një borxh që kap shifrat e 148 mijë eurove.

"Liria ka një borxh total prej 148 mijë eurove dhe me këto parregullsi po merret një auditor i jashtëm i ekipit", ka pohuar ai.

Më tutje ka deklaruar se në sezonin e ri është detyruar të ndërtoj një ekip të ri pasi që kishte mbetur vetëm me dy lojtarë.

Ndryshe, kuvendi komunal i Prizrenit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është biseduar për gjendjen aktuale në klubit bardhezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app