Sot, shumë çështje të ndjeshme, me të cilat përballemi, në thelb janë konflikte të brendshme midis vetë vlerave tona. Aktualisht po vihet në kandar liria e fjalës përkundrejt përmbajtjes së saj; linçimi abuziv e komentimi nënçmues, deri dhe vetë keqinformimi në emër të saj. Për këtë arsye, një problem më vete, sidomos “online”, është edhe gjetja e baraspeshës së domosdoshme midis kësaj lirie dhe keqpërdorimit të saj. Konkretisht, ku duhet të vihet “viza e kuqe” dhe aty? Apo, e thënë ndryshe: ku përfundon e drejta ime dhe ku fillon ajo e të tjerëve? Parë në këtë mënyrë, ne si shoqëri, nisur dhe nga historia e mëparshme e mungesës së lirisë, ishim mbase më të preokupuar të kujdeseshim më shumë në dhënien pa kufi të lirisë, në mënyrë që kushdo të mund të shprehej kurdo e sa më gjerësisht, para se të mbillej e kultivohej te cilido edukata minimale qytetare ndaj së vërtetës, lirisë dhe moralit social, pra, edhe censura vetjake mbi vërtetësinë, vlerën dhe cilësinë e asaj që mund të thuhej.
* * *
Media sociale është ndërthurur më shumë se kurrë me të përditshmen tonë. Ajo, aktualisht, është bërë mjaft ndikuese në shumë fusha e përdorime të llojllojshme, si në rrafsh lokal, ashtu dhe atë global. Madje, ajo është stigmatizuese në të dy rrafshet për sa i përket konsumit të lajmeve ditore. Kështu, mundësia dhe aftësia për të ndërlidhur botën menjëherë me një dëshmitar apo pjesëmarrës në një ngjarje apo edhe me këdo që ka një copëz informacioni rreth saj thith audiencë, pra, edhe duke dhënë versione të momentit në çdo situatë, pavarësisht burimit e këndit apo marrjen e kohës së mjaftueshme për ta verifikuar. Kjo garë për të dhënë lajmin i pari mbi çdo gjë, është thjesht intriguese e tërheqëse për masat dhe modë për konsumin e sotëm mediatik. Prandaj, edhe sot, në vendet perëndimore, më shumë se dy të tretat e popullsisë në moshë të pjekur i merr lajmet nga mediat sociale. Aty, vetëm “Facebook”-u merr gjysmën e kësaj audience.
Por, Facebook-u nuk është krijuar për të kërkuar dhe për të raportuar të vërtetën apo për të kontribuar mbi shëndetin publik. Po ashtu, ai nuk ka si objektiv që të bëjë të përgjegjshëm të pushtetshmit në përgjithësi apo pushtetarët në veçanti, apo akoma më keq për të përfaqësuar interesat e përdoruesit të tij. Por, ama, disa nga këto, me raste, nuk mohohet që kanë qenë dhe produkte bashkëshoqëruese të ekzistencës së këtij aplikacioni. Në fakt, misioni i krijimit të këtij rrjeti ishte t’i mundësonte kujtdo komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit, që ta ndante atë me të tjerët. Në këtë mënyrë, globalizimit iu dha një shans tjetër, në funksion të një bote më të hapur dhe shumë më të ndërlidhur, shumë më të ndërvarur.
Në njëfarë mënyre, po krijohet në vazhdimësi një komunitet global, që, aty-këtu, është zhveshur dhe nga mjaft kuptime morale, ndër të cilët edhe keqinformimi, gënjeshtra e mashtrimi mundën të gjenin terrenin e tyre. Kryesisht, këto të fundit favorizohen ngaqë “Facebook”-u dhe mediumet sociale satelite të krijuara janë më se të përshtatshme për amplifikimin dhe përhapjen me një shpejtësi rrufe të gënjeshtrës dhe të keqinformimit te një audiencë mjaft e gjerë, deri globale, pa i dhënë kohë medias tradicionale me skrupuj dhe vetë mekanizmave të verifikimit që të bëjnë zbardhjen e saktë. Në këtë kuptim, përkundrejt shërbimit të lavdërueshëm të gjithanshëm, “Facebook”-u sot është dhe një agjent turli formash propagande, ngacmimesh abuzive të shënjestruara, rekrutimesh terroriste, manipulimit emocional apo dhe vetë gjenocidit. Pra, në kuptimin e shekullit XXI është dhe një armë e vërtetë globale. E drejta për të mbajtur armë kishte kohë që nuk ishte përkthyer në të drejtën për ta drejtuar e përdorur ndaj kujtdo në çfarëdo mënyre për çfarëdo arsye…
* * *
Më e keqja është se kjo rritje gjigante, në depërtim, shtrirje e fuqi, sidomos e “Facebook”-ut dhe “Google” kanë masakruar industrinë e shtypit dhe decimuar mediat lokale. Madje, kanë dobësuar dhe pjesërisht denatyralizuar mediat e mëdha. Në fakt, asnjë organizatë mediatike nuk mund të konkurrojë me audiencën, depërtimin dhe shtrirjen titanike të këtyre rrjeteve sociale. Sidoqoftë, oferta e këtyre gjigantëve, kur teprohet në pavërtetësi nuk mund të jetë e pandëshkuar, madje, ajo që sot ofron, mund të thjeshtohet deri diku në të drejtën dhe aftësinë për të anashkaluar rregullimet dhe ligjet. Në këtë kuptim, është abuziv dhe antisocial niveli i paprekshmërisë së mashtrimit e shpifjes, pra, edhe i mosdhënies së llogarisë për këdo që aderon në këto mediume sociale ndaj mekanizmave të kontrollit (të financuara nga taksat e qytetarëve). Sepse, lejimi apo “dhurimi” i kësaj forme lirie (më saktë pseudolirie) dëmton ekzistencën tonë sociale, fibrën e saj.
Mburoja e lirisë, ofruar rrjeteve digjitale, nuk mund të lejohet që të përdoret nga fanatikët e urrejtjes dhe të apasionuarit e shpifjes me justifikimin që duhet të injorohet abuzimi i marrëdhënieve civile kur rrezikohet të dëmtohet apo reduktohet demokracia (dhe kjo gjoja nga rregullimet që mund të sjellë llogaridhënia dhe përgjegjshmëria!). Për më tepër, në mjaft raste, goditja nuk po ndodh më në nivel individual, por po afekton shoqërinë në tërësi. Kjo u pa më së miri tek “efekti Facebook” në zgjedhjet e Amerikës të para katër viteve.
“Facebook”-u dhe të ngjashmit e tij, përveç të tjerave, janë mbi të gjitha një ndërmarrje kapitaliste, ku gjithçka duhet të shkëmbehet e të shoqërohet me fitimin e pritur; dhe, në të njëjtën kohë, ky është dhe vendi ku njerëzit i dedikojnë atij një pjesë të mirë të kohës së tyre falë dhe modelimit social e psikologjik që transformoi këtë perandori biznesi vitet e fundit. Sa për ilustrim, po ndalojmë te rasti i një keqdashësi që hyn në një dyqan duke ulëritur, sharë e fyer klientët apo që mundohet të japi leksione raciste, apo, më keq, t’i mësojë fëmijët e tyre që të kryejnë akte vandale dhe ndërkohë pronari i dyqanit thjesht informon klientët që ai dhe ata nuk mund e duhet të ndërhyjnë se liria e fjalës është gjithçka për të gjitha palët. Për analogji, adresa personale, audienca në “Facebook”, “Tëitter” etj. dhe zotëruesi i saj janë të ngjashme me këdo keqdashës, dyqanin dhe pronarin e tij…
* * *
Në të vërtetë, këta gjigantë të medias sociale po revolucionojnë, por dhe po e deformojnë internetin. Dhe e gjitha kjo po ndihet që në fazat e para të revolucionit digjital të këtij shekulli. Parë me këtë sy, njëfarë fatalizmi për sot e për nesër është normal dhe më se i justifikuar, sidomos kur e gjen veten në një mjedis informues të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm, apo, për më tepër, që kutërbon imoralitet dhe jo llogaridhënie. Kjo na bën shpesh të pafuqishëm për t’iu kundërvënë manipulimit, shpërdorimit e abuzimit. Prandaj, në radhë të parë çdo njëri nga ne duhet të përdori me përgjegjshmëri maksimale llogarinë në rrjete sociale dhe lirinë e dhënë, por dhe çdo qeveri e organizatë ndërkombëtare, çdo institucion, OJF apo strukturë e shoqërisë në nivel lokal e kombëtar ka detyrën që të reagojë, të mos e pranojë këtë orientim e zhvillim që po merr realiteti dixhital dhe, mbi të gjitha, të mos lejojë që një makineri e tillë gjigante, që afekton në kaq shumë mënyra kaq shumë njerëz, të mbetet e parregulluar dhe abuzive, deri herë-herë shkatërrimtare në emër të pseudolirisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Eskalon situata pas hedhjes së proteinave, përfshihen edhe banorët e tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit