LAJMI I FUNDIT:

Lira turke në kolaps, humb 29% të vlerës përballë dollarit

Lira turke në kolaps, humb 29% të vlerës përballë dollarit

Turqia i drejtohet zgjedhjeve te qershorit duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së tij që kërcënon të shkaktoje një krizë ekonomike.

Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20 për qind të vlerës kundrejt dollarit amerikan edhe pse arriti ta merrte veten disi këtë javë pas një rritjeje të normës së interesit nga Banka Qendrore Turke.

Ka shenja gjithnjë e me të mëdha se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qendrore që po kthehet në fokusin e saj, thotë ekonomisti financiar botëror i Commerzbank, Peter Dixon, përcjell Telegrafi.


“Mendoj se tregjet po fillojnë të shqetësohen lidhur me masën e ndërhyrjes së ekzekutivit turk tek politikat e kësaj banke, e ky ka qenë padyshim një nga faktorët që kanë shkaktuar tërmetin e lirës turke”, shprehet ai.

Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira
Lexo po ashtu Erdogani u bën thirrje turqve: Ktheni eurot e dollarët në lira

Banka Qendrore e rriti normën e interesit nga 13.5 në 16.5 për qind. Presidenti Erdogan nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që kërkon të kontrollojë edhe normat në fjalë, të cilat i përshkuan si “nënën e të gjitha të këqijave”.

Por rënia e lirës dhe inflacioni në rritje po ndikojnë në fuqinë e shpenzimit të njerëzve të thjeshtë, të cilët janë njëkohësisht edhe votues.

Rritja e normës së interesit ishte një përpjekje për të frenuar inflacionin, por analistet e përshkruajnë këtë si një lëvizje që ishte “shumë pak dhe shumë vonë”. /Telegrafi/