Site icon Telegrafi

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Në Leskovik është zbuluar një liqen termal nëntokësor i cilësuar si më i madhi në botë, zbulim ky i realizuar nga çekët.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në Euronews Albania Auron Tare, studiues dhe historian i cili niset nga ideja se Shqipëria, si një territor i pa eksploruar shumë mirë, duhet të angazhohet në fusha të tilla për të zbuluar pasuri unike që mbart vendi.

“Shqipëria është një territor i pa eksploruar në përgjithësi. Gjatë viteve të komunizmit, institucionet kanë bërë një punë shumë të mirë për etimiologjonë, biologjinë por në këtë fushë si ajo e kërkimeve nënujore, ka shumë nevojë për bashkëpunime me të huajt.

Shqipëria duhej të krijojë një lloj bërthame për njerëzit e interesuar që kanë dëshirë të merren me këtë fushë”, tha Tare.

Ai shtoi se për vendin e tyre duhet shqiptarët të bënin zbulime të tilla dhe jo të huajt.

Lexo po ashtu Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Sipas historianit, Shqipëria hedh fonde në gjëra të pa rëndësishme dhe jo esenciale si një zbulim i tillë liqenit në Leskovik.

“Shteti shqiptar ka zero angazhim. Institucionet shqiptare bëjnë koncerte, ndërkohë që fondet duhej ti jepeshin një grupi të caktuar shqiptarësh që kanë interes në të tilla gjëra, të merreshin me problemin e ADN-së së shqiptarëve. Të bënin botime dhe studime, të kontaktonin me Harvardin që merret me këto çështje. Shkojmë harxhojmë lekë kot dhe gjëra të tilla esenciale nuk i bëjmë dhe të gjitha këto, vinë të huajt i bëjnë dhe pastaj ne mërzitemi”, u shpreh Auron Tare.

Exit mobile version