Liqeni ka arritur në Ukrainë për ndeshjet e ‘Main Round’ të Ligës së Kampionëve

Klubi i futsallit, Liqeni, ka arritur në Ukrainë, ku në qytetin Ivano-Frakivsk do t’i zhvillojë ndeshjet e raundit kryesor të Ligës së Kampionëve në Grupin 6.
Skuadra nga Drenasi është ekipi i parë nga Kosova që ka zbarkuar në Ukrainë, ku edhe do t’i zhvillojë aktivitetet pikërisht në shtetin që nuk e njeh Kosovën.
Postimi i plotë i klubit
Përshëndetje Ukrainë - Para pak minutash skuadra ka zbarkuar në aeroportin e qytetit Lviv në Ukrainë për tu nisur menjëherë drejt Ivano-Frankivsk, qyteti nikoqir ku dhe do vendosemi për ndeshjet e grupit 6 të Main Round UEFA Champions League. -Me një mirëseardhje të ngrohtë dhe tejet mikpritëse nga ana e shtetit ukrainas duke vazhduar më tej me organizatorët, ekipi ndihet tejet komod para ndeshjeve në ditët në vazhdim.
- Sot skuadra vendoset në Park Hotel në Ivano-Feankivsk për të pushuar nga rruga e gjatë, për të shkelur palestrën qysh nesër në stërvitjen që do e mbajmë në sallën sportive ku dhe i zhvillojmë ndeshjet. Pasnesër fillon dhe testi i vërtetë me ndeshjen e parë për ne në kuadër të grupit. -Me plot vetëbesim, angazhim dhe paraqitje solide mëtojmë para vetes për përfaqësim sa më dinjitoz të qytetit të Drenasit dhe jo vetëm.
Liqeni ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 28-tetor ndaj kampionit të Rumanisë, FC United Galati, derisa një ditë me vonë kundër ekipit ukrainas, FC Uragan, teksa e përmbyll me 31 tetor me duelin ndaj FC Araz nga Azerbajxhani. /Telegrafi/


















































