Edhe pse tani ka filluar sezoni i verës dhe në liqenin e Dibrës ka të rinj të cilët relaksohen dhe freskohen në ujërat e liqenit, ende nuk janë siguruar shpëtimtarë të cilët do të merren me sigurimin e pushuesve.
Problemi qëndron tek angazhimi i shpëtimtarëve të licencuar të cilin viteve të kaluara e siguronin shoqatat e mërgimtarëve dhe komuna Dibër. Deri tani nuk është arritur një marrëveshje mes komunës dhe Kryqit të Kuq komunal për trajnimin e shpëtimtarëve sepse aktualisht ka vetëm një shpëtimtar të licencuar.
Shqetësimi i dibranëve për mungesën e shpëtimtarëve me fillimin e sezonit turistik është prezent sepse vet plazhi i liqenit i cili është artificial nuk i pa parametrat e nevojshme të sigurisë. Plazhi edhe pse grumbullon shumë pushues është larg standardeve të nevojshme të sigurisë, prandaj edhe nevoja për të mbikëqyr liqenin është shumë e madhe për siguri maksimale të pushuesve.
Në një debat që u zhvillua në seancë të Këshillit të komunës Dibër, kryetari i komunës Hekuran Duka ka deklaruar se pushteti vendor është i gatshëm të siguroj edhe përkrahje financiare, por qëndron fakti se aktualisht në Dibër ka vetëm një shpëtimtar me licencë, meqë të tjerët kanë migruar jashtë shtetit.
“Pas sigurimit të shpëtimtarëve nga shoqata atdhetare ‘Dibra’ me seli në Nju Jork, në fillim të këtij aktiviteti para disa viteve, dy vitet e fundit shpëtimtarët i financonte komuna Dibër. Por në bisedat që kemi patur me organizatën të Kryqit të Kuq komunal në Dibër jemi të informuar se aktualisht ka vetëm një shpëtimtar me licencë. Jemi në kontakt me Kryqin e Kuq që të ndërmerren aktivitete për të trajnuar dhe licencuar edhe shpëtimtar të ri”, tha kryetari Duka dhe shtoi se pa licenca shpëtimtarët nuk mund të kryejnë këtë aktivitet.
Normalisht nevoja për shpëtimtar është e madhe në liqenin e Dibrës dhe viteve të kaluara prezenca e shpëtimtarëve ka dhanë shumë rezultate pozitive, shtoi Duka . Në organizatën e Kryqit të Kuq potencojnë se pa shpëtimtar nuk ka një sezon të sigurt. Sekretari i Kryqit të Kuq në Dibër Isni Telqiu thotë se organizata gjithmonë është e përgatitur për të trajnuar dhe licencuar shpëtimtar, por nevojiten edhe mjete për punën e tyre gjatë sezonit veror.
Tani për tani edhe pse sezoni veror ka filluar dhe në plazhin e Dibër ka pushues, mbetet ende e paqartë se a do të ketë këtë verë shpëtimtar në liqenin e Dibrës. Në seancën e fundit poashtu janë paraqitur edhe disa çështje parimore dhe ligjore për të dhanë sqarime se a ka mundësi plazhi aktual i liqenit të jetë me standardet e nevojshme dhe a është komuna ajo e cila duhet të menaxhojë plazhin.
Është një liqe artificial dhe nuk janë të qarët kompetencat e rregullimit të plazhit, gjë që faktikisht duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Liqeni i Dibrës është nën kompetencat të HC “Spile”, respektivisht ELEM, dhe akumulimi është vetëm për prodhimin e rrymës elektrike, prandaj edhe menaxhimi i plazhit mbetet i paqartë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe