LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi zgjidhet më i miri nga FIFA për vitin 2023

Lionel Messi zgjidhet më i miri nga FIFA për vitin 2023

Lionel Messi është kurorëzuar më çmimin “Lojtari më i mirë” për vitin 2023, pasi paraprakisht e kishte fituar në vitin 2022.

Ylli argjentinas u nderua edhe një herë tjetër falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme, që kanë lënë pa fjalë tifozët anembanë botës.

Messi për të fituar këtë çmim mposhti konkurrecnën e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që po ashtu patën një sezon fantastik.


Për të fituar këtë çmim votuan trajnerët e kombëtareve, kapitenët, gazetarët dhe tifozët në të gjithë botën.

Fituesi i Kupës së Botës përfundoi me pikë të barabarta (48) së bashku me Erling Haaland, mirëpo sipas Rregullave të Alokimit (neni 12) ky çmim i takon argjentinasit për shkak se mori më shumë vota nga kapitenët.

Messi gjithashtu e fitoi edhe në vitin 2019 çmimin “Lojtari më i mirë” nga FIFA dhe u njoh nga ky institucion si lider në kategorinë e ndeshjeve në pesë raste të ndryshme para saj – 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015, duke e bërë këtë çmimin e tetë individual në total.

Performancat e jashtëzakonshme të Messit, i mundësuan atij pjesëmarrjen edhe në formacionin më të mirë të vitit nga Ligue 1./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori